Mendime MëngjesiShembull

10 Shkurt
Sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta.
Hebrenjve 7:25
Sa e ëmbël dhe ngushëlluese është për besimtarin në çastin e vajtimit kjo pamje e Emanuelit tonë të lartësuar, kur gjendet në dhomëzën e tij të vetmisë apo kur rënkon mbi shtratin e tij nga një “sëmundje që e ka lënë në vend”! Ai mund të jetë tepër i zhytur në pikëllim për ta shprehur shpirtin e tij të përvuajtur në lutje; gjendja e tij fizike mund të jetë aq e dobësuar nga sëmundja dhe aq e rrënuar nga dhimbja, saqë mendja e tij nuk është në gjendje të mendojë një mendim të afërt dhe të lidhur frymor. Oh, sa i ëmbël është në atë çast ndërmjetësimi i Jezusit, të dish se, në çastin e mjerimit më të thellë të shpirtit, kur simpatia dhe fuqia njerëzore kanë shterur, “Jezusi ka hyrë në qiell për të ndërmjetësuar në praninë e Perëndisë” për fëmijën e Tij që po vuan! Kur mbi tokë nuk shqiptohet asnjë fjalë, kur zemra është thyer, kur buzët janë kyçur, të ngremë sytë lart në atë çast e të shohim Vëllain tonë të madh, Vëllain e lindur për ditën e vështirë, Kryepriftin e lartësuar që zgjat spektrin e Tij të artë përpara fronit teksa reja e meritës së Tij shlyese ngrihet lart para pajtuesit dhe, teksa ngrihet, mbart me Vete personin, emrin, rrethanat dhe nevojat e të përvuajturit mbi tokë. Çfarë Ungjilli të çmuar shpalos para syve të besimit një pamje kaq e bekuar sa kjo! Kur ti, o shpirt i mundur, nuk mundesh të mendosh për Të, Ai mendon për ty; kur ti nuk mund t’i lutesh Atij, Ai po lutet për ty, sepse “Ai rron për të ndërmjetësuar”.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









