Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 3 NGA 366

3 Janar

Sepse Atit i pëlqeu që në Të të banojë e gjithë plotësia.

Kolosianëve 1:19

E gjithë urtësia për të drejtuar, e gjithë fuqia për të ngritur lart, e gjithë dashuria për të ngushëlluar, i gjithë hiri për të mbështetur, e gjithë butësia për t'u simpatizuar banon në Krishtin. Prandaj, le të gatitemi për një përqafim të ri të Krishtit. Gjatë këtij viti, duhet të ecim jo me shikim, por me besim, dhe ai besim duhet që, në mënyrë të thjeshtë e të drejtpërdrejtë, të lidhet me Jezusin. "Pa Mua nuk mund të bëni dot asgjë." Por, me fuqinë e Tij, e cila përsoset në dobësinë tonë, ne mund të bëjmë gjithçka. Qoftë ky qëndrimi dhe ecja jonë, duke dalë nga shkretëtira "të mbështetur tek i dashuri ynë." Duke qenë se jetojmë në një botë të papërsosur e të ndryshueshme, nuk duhet të presim asgjë të përsosur, asgjë të qëndrueshme në kush jemi, çfarë bëjmë, apo gjërat që gëzojmë. Por, mes pamjeve që po veniten të botës që "kalon tej," le të kapemi fort pas pandryshueshmërisë së Perëndisë. Rrotat mund të rrotullohen, por boshti rreth të cilit rrotullohen është i palëvizshëm. I tillë është edhe Perëndia ynë i besëlidhjes. Ndodhitë mund të ndryshojnë, provanitë mund të ndryshojnë, miqtë mund të vdesin, ndjenjat mund të luhaten, por Perëndia në Krishtin nuk do të njohë "asnjë ndërrim apo hije ndryshimi." "Duke i dashur të Vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund."

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al