Mendime MëngjesiShembull

6 Shkurt
Nëse një nuk lind përsëri, ai nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.
Gjoni 3:3
Rilindja është një vepër unike dhe e dallueshme prej gjithë veprave të tjera të Frymës Hyjnore. Ajo duhet të dallohet me kujdes nga konvertimi, birësimi, drejtësimi dhe shenjtërimi; megjithatë, duhet të konsiderohet si ajo çka formon bazat dhe fillesat e gjithë këtyre. Për shembull, nuk mund të ketë konvertim pa një parim jete në shpirt; kjo për shkak se konvertimi është ushtrimi i fuqisë frymore që është vendosur brenda njeriut. Nuk mund të ketë ndjesi birësimi veçmas natyrës së përtërirë; kjo për shkak se birësimi përcjell vetëm privilegjet, jo natyrën e bijve. Nuk mund të ketë asnjë ndjesi ngushëlluese për pranimin në të Dashurin, nëse mendja nuk kalon më parë nga vdekja në jetë; as mund të ketë qoftë edhe një hap të vogël në përshtatje me vullnetin dhe dëshirat e shëmbëlltyrës së Perëndisë sa kohë që në shpirt nuk gjendet vetë rrënja e shenjtërisë. Besimi është hir pastrues, por ai gjendet në zemrën “që është rikrijuar në Krishtin Jezus”. Prandaj, është e domosdoshme që të ndodhë përtëritja frymore e të gjithë personit, para se shpirti të mund të kalojë në gjendje birësimi, drejtësimi dhe shenjtërimi. Lexues, medito seriozisht mbi këtë të vërtetë solemne.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









