Mendime MëngjesiShembull

5 Shkurt
Pa Mua nuk mund të bëni asgjë.
Gjoni 15:5
Oh, sikur Kisha e Krishtit dhe çdo anëtar individual i saj ta kuptonte këtë të vërtetë: që pamjet më të thjeshta e më të afërta të përjetimit të Jezusit do ta forcojnë jetën dhe forcën e ngushëllimit dhe përshpirtjes së tyre të brendshme! Sekreti i madh i gjithë ngushëllimit gjatë stinëve të pikëllimit është ta çosh pikëllimin siç vjen drejt e tek Krishti, ndërsa sekreti i madh i gjithë shenjtërisë është ta marrësh prishjen që në momentin që e ngre kokën e ta çosh tek Krishti. Kjo jetë me varësi tek Krishti për të gjitha nevojat e tua, të shkuarit tek Krishti në çdo rrethanë e në çdo stinë është çka formon jetën e lumtur e të shenjtë të fëmijës së Perëndisë. Nuk ka asnjë shteg tjetër në të cilin ai të ecë. Në çastin që largohet nga Krishti, ai bëhet si një varkë e zgjidhur nga moli, mbetur në mëshirën e erërave dhe stuhive. Krishti duhet të jetë për të gjithçka, përmbi çdo gjë; miqtë, ngushëllimet fizike, privilegjet kishtare, porositë, mjetet e hirit... asgjë nuk mund ta zëvendësojë Jezusin. Pse Zoti e disiplinon aq shpesh shpirtin? Pse i largon miqtë, pse i dobëson ngushëllimet familjare, pse na i heq privilegjet kishtare, pse na privon nga porositë, pse i bën të padobishme mjetet e hirit? Pse tjetër veçse për të hapur një shteg përmes të cilit Ai Vetë të mund të hyjë te besimtari e ta bindë atë zemër të vetmuar e vajtuese se Ai mund të zëvendësojë gjithçka dhe se asgjë nuk mund ta zëvendësojë Atë? Ai do të ketë dashurinë supreme të shenjtorëve të Tij; ata do të gjejnë gjithçka në Të. Për këtë qëllim, Ai dërgon pikëllime, kryqe dhe zhgënjime në mënyrë që t’i zvjerdhë prej idhujve të tyre e t’i tërheqë drejt Vetes.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









