Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 35 NGA 366

4 Shkurt

Ai Vetë i barti mëkatet tona në trupin e Tij mbi drurin e kryqit.

1 e Pjetrit 2:24

Çfarë lajmërimi i bekuar! Mëkati nuk urrehet më pak për shkak se është falur dhe është fshirë krejtësisht. Oh, jo! Lexues i krishterë, lëre Zotin të ta prekë zemrën me ndjesinë e dashurisë së Tij falëse, me sigurinë e faljes së Tij, dhe do të vazhdosh ta urresh mëkatin, ta vrasësh, ta braktisësh me vendosmëri dhe efektshmëri edhe më të madhe. A duhet që Biri i Perëndisë të bëhet Bir i njeriut në mënyrë që ata të cilët prej natyre janë bij të zemërimit të bëhen bij të Perëndisë? A duhet që Perëndia, Perëndia i përjetshëm, i ngrituri dhe i lartësuari, të përulet aq shumë sa të mishërohet, ta bëjë këtë gjë për mëkatarët, për mua, një mëkatar të mjerë dhe të pavlerë? Për të më shpëtuar nga mjerimi i përjetshëm, a duhet që Biri i Njeriut të vuajë në agoni e të vdesë, të vdesë në vendin tim, të vdesë për mëkatet e mia, të përjetojë një vdekje të mallkuar? Ah, o Zot, sa i madh duhet të jetë mëkati, sa i madh duhet të jetë mëkati im! Sa pak kam menduar për këtë gjë, sa pak kam vajtuar për këtë gjë, sa pak e kam urryer në vend që ta urreja ashtu si duhej! O Zot, sa i pështirë, sa krejtësisht i pështirë që jam! O Atë i mëshirës, a e fal këtë gjë? Kjo thjesht e bën edhe më të urryer. Kurrë, kurrë nuk do të mund ta falja veten time.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al