Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 34 NGA 366

3 Shkurt

Mbetet, pra, një prehje shabati për popullin e Perëndisë.

Hebrenjve4:9

Duke qenë se nuk e kemi arritur ende prehjen qiellore, jemi ende duke iu afruar; oh, çfarë mendimi ngazëllues, më në fund do ta arrijmë! Gjithçka në të tashmen tonë na kujton se po i afrohemi shtëpisë, ashtu si bari i detit i shkëputur nga shkëmbinjtë dhe zogjtë e tokës që largohen nga bregu dhe fluturojnë pranë anijes tonë janë tregues se marinari po i afrohet portit. Mos je i pikëlluar? Mos vajto; batica thjesht po e ngre lart arkën tënde duke e çuar edhe më lart e më afër malit të sigurisë së përsosur dhe prehjes së pafundme. Mos po përleshesh me sëmundje, i vetëdijshëm se jeta po të tretet dhe përjetësia po të afrohet? Mos druaj; në dhomën tënde të vetmuar ka dritë dhe muzikë - je shumë afër shtëpisë tënde qiellore. “Po shkoj në shtëpi! Çfarë mendimi ngazëllues! Vërtet po lë pas shtëpinë time të dashur e tërheqëse tokësore, por po e shkëmbej me një shtëpi qiellore e cila është pafundësisht më e ndriçuar, më e shenjtë dhe më e çmuar. Po shkoj tek Jezusi, tek Kisha Ngadhënjimtare, tek Apostujt, Profetët dhe Martirët, tek të dashurit që më presin në bregun tjetër, gati të më mirëpresin në shtëpi. Vdekja, nga e cila jam dridhur aq shpesh, është thjesht harku i triumfit; oh, sa të ndritshëm e ka bërë Krishti i ringjallur atë hark përmes të cilit kaloj në “shtëpinë e Atit tim”.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al