Mendime MëngjesiShembull

1 Shkurt
Perëndia është Ai që i drejtëson.
Romakëve 8:33
Vështroni sigurinë e përjetshme të besimtarit më të dobët në Jezusin. Veprimi i drejtësimit, që u mor nën vulën madhështore të ringjalljes së Krishtit, nuk mund të shfuqizohet kurrë prej Perëndisë pa mohuar më parë Veten e Tij. Ja ku qëndron siguria jonë. Ja ku është themeli i sfidës tonë të palëkundur: “Kush do t'i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është
Ai që i shfajëson.”. Për çfarë mund të kem nevojë më tepër se kaq? Çfarë mund të kërkoj më tepër? Nëse Perëndia, Perëndia i pastërtisë së panjollë, Perëndia i drejtësisë së pakonceptueshme më drejtëson, “kush është ai që do të më dënojë”? Mëkati mund të më dënojë, por Perëndia është Ai që më drejtëson! Ligji mund të më alarmojë, por Perëndia është Ai që më drejtëson! “Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” Kush do të guxojë ta dënojë shpirtin që Ai e ka drejtësuar? Sa lavdishëm do të shkëlqejë kjo e vërtetë në ditën e gjykimit! Atë ditë, çdo akuzues do të mbetet gojëmbyllur. Çdo gjuhë do të heshtë. Asnjë akuzë nuk do të ngrihet kundër të zgjedhurve të Perëndisë. Perëndia Vetë do t’i shpallë plotësisht e përjetë të drejtësuar: “Ata që i drejtëson Ai gjithashtu i përlëvdon.”.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









