Mendime MëngjesiShembull

31 Janar
Përlëvdoni, pra, ZOTIN në krahinat e agimit, emrin e ZOTIT, Perëndinë e Izraelit në ishujt e detit!".
Isaia 24:15
E madhe është lavdia që vjen te Perëndia ynë i mishëruar prej mundimeve të shenjtëruara të shenjtorëve të Tij. Le të dëshmojnë shumë prej tyre sa të thella janë shpesh këto mundime, e prapë, sa më i thellë mundimi, aq më e thellë lavdia. Shihni lavdinë që i është dhënë Perëndisë nga Danieli në gropën e luanëve; prej Shadrakut, Meshakut dhe Abednegosë në furrën e zjarrtë; dhe nga Pali dhe Sila në burg. Çfarë është historia e tyre veçse një tipologji për të gjithë anëtarët e vuajtur të familjes së Perëndisë? ZOTI do të përlëvdohet në popullin e Tij; prandaj i pikëllon, i sprovon dhe i korrigjon. “Zoti e sprovon të drejtin.” Ai ka gropën e Tij, ka burgun e Tij, ka furrën e Tij. Ai ka mënyrën e Tij, ka mënyrën e Tij të caktuar për ta provuar punën e Tij në zemrat e tyre; dhe, qoftë me gropën e luanëve, qoftë me burgun apo me furrën, Ai përlëvdohet në ta. Sa e lavdishme shfaqet fuqia e Tij kur sheh sesi Krishti e mbyll gojën e luanit, sesi e shuan fuqinë e flakës dhe sesi i hap shulat e dyerve të burgut. Sa i lavdishëm duket hiri i Tij kur shikon vullnetin e dorëzuar, frymën e përulur, nënshtrimin pa fjalë dhe pranimin e gëzuar në pikëllimin më të thellë! Sa e lavdishme që shfaqet dashuria e tij kur sheh forcën që jepet çdo ditë, premtimet e çmuara që përqafohen dhe ngushëllimin e butë që përjetohet! Sa e lavdishme që shfaqet urtësia e Tij kur sheh bykun që shpërndahet, skorrjet që konsumohen dhe mendjen që sillet në harmoni të plotë me vullnetin e Perëndisë, kur thua bashkë me Davidin: “Shpirti im është si një fëmijë i zvjerdhur!”.
Nëse ka bekime të cilat lulëzojnë nga thupra, mirëpriteni atë! Nëse kjo është lavdia që i vjen emrit të Jezusit përmes procesit të pikëllimit të shenjtëruar, mirëpriteni pikëllimin! Vetëm kujdesuni që Ai të përlëvdohet me të vërtet prej jush në atë gjë. Sigurohuni që Ai të përlëvdohet ndërsa gjendeni në furrë, përmes hireve tuaja pasive; sigurohuni që Ai të përlëvdohet kur të keni dalë prej furrës, përmes hireve tuaja aktive. “Kur të më sprovojë, do të dal si ari.”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









