Mendime MëngjesiShembull

30 Janar
Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.
Jeremia 31:3
Ligji i dashurisë është ligji i qeverisjes morale të Perëndisë mbi popullin e Tij. Përmes këtij dhe vetëm përmes këtij ligji, Ai sundon mbi ta. Gjithçka disiplinuese në trajtimin e Tij rezulton në dashuri. Është përmes mirësisë, “dashamirësisë,” po, “dashamirësisë së mrekullueshme”, që Ai i fiton sërish zemrat e tyre të ngathëta dhe i afron edhe më pranë Vetes. “Unë jam ZOTI që shfaq dashamirësi.” Oh, sikur ta imitonim në këtë veti, të ishim si Perëndia në mirësinë e Tij ndaj bijve të njerëzve. Atëherë do të kishte më pak gjykim, më pak gatishmëri për të hedhur gurin e parë, më pak ashpërsi dhe censurim në sjelljen dhe frymën tonë ndaj të tjerëve, dhe më tepër gjykim, dënim dhe përulje të vetes përpara të shenjtit, zemërhetuesit dhe gjithëshikuesit Zotit Perëndi, pa të cilat mund të mashtrohemi në mënyrë të tmerrshme.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









