Mendime MëngjesiShembull

29 Janar
Do të jemi të ngjashëm me Të, sepse do ta shohim Atë se si është.
1 e Gjonit 3:2
Kush mund ta tregojë plotësisht gjithë lavdinë e Shpengimtarit në qiell? Edhe po të zbulohej plotësisht, ku do të gjendej një fuqi e tillë sa të kapte, aftësi të tilla sa të kuptonin, sy të tillë sa të shihnin dhe gjuhë e tillë sa të përshkruante një temë aq të lartë dhe një shfaqje aq sublime sa ajo? Por ne do ta shohim! Edhe ne do të përlëvdohemi. Kjo mendje do të përshtatet me madhështinë e temës dhe sytë do të forcohen për madhështinë e shkëlqyer të asaj shfaqjeje. Duke qenë se çdo aftësi fizike, mendore dhe morale do të jetë zhvilluar e shenjtëruar në mënyrë të përsosur, ne do të jemi një Kishë e përlëvduar, në praninë e Kreut të përlëvduar, në meditim të përjetshëm mbi atë lavdi. Do të shohim lavdinë e Shpenguesit. “A do ta shoh Mbretin në bukurinë e Tij? Çfarë, sytë e mi do të shohin lavdinë e Tij?” Po! Nëse sheh tani bukuri në Jezusin, nëse sytë e tu dallojnë lavdi në Emanuelin, edhe pse kjo pamje mund të jetë e dobët dhe e turbullt, është e sigurt se do të jesh me Të atje ku Ai është dhe do të meditosh mbi shpalosjet e pafundme të lavdisë së Tij të kthjellët, dhe do ta bësh këtë për gjithë përjetësinë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









