Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 28 NGA 366

28 Janar

I Cili u dorëzua për shkak të shkeljeve tona dhe u ringjall për drejtësimin tonë.

Romakëve 4:25

Ai u bind, vuajti, u ringjall si Përfaqësuesi, Garantuesi, Kreu i kishës së Tij; mos thënshim kurrë se çka Ai bëri nuk ishte aq shumë veprimi i Kishës në Të sa ishte veprimi i Tij. Ai nuk u bind për Veten, nuk vdiq dhe u ringjall për Veten, por për “Kishën, trupin e Tij”. Prandaj, ringjallja e Tij ishte po aq çlirim dhe përligjje për gjithë Kishës së Tij sa ishte edhe për Atë vetë. Atëherë u dha vendimi i lavdishëm i shlyerjes, atëherë ndodhi vepra madhështore e drejtësimit. Dalja e Shpenguesit prej varrit ishte dalja e të shpenguarve nga çdo dënim. Çlirimi i Tij nga kthetrat e ftohta të shkatërruesit ishte çlirimi i tyre nga dora e hekurt e ligjit. “Ai u nxor nga burgu dhe nga gjykimi” dhe, ndërsa dilte nga gjykata e drejtësisë së Perëndisë dhe nga burgu i vdekjes, Kisha e blerë me gjakun e Tij doli bashkë me Të, ligjërisht dhe plotësisht e shfajësuar; dhe, ndërsa u rrëzua edhe pengesa e fundit dhe u këput pranga e fundit, klithi: “Kush është ai që do t'i dënojë? Krishti është ai që vdiq, po për më tepër ai u ringjall.”. Shpengimtar i çmuar! Çfarë lavdie e pashoqe që rrezatohet prej varrit Tënd bosh!

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al