Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 26 NGA 366

26 Janar

Ditët e mia janë në dorën Tënde.

Psalmi 31:15

Lëre këtë të vërtetë të çmuar t’jua çlirojë mendjen nga çdo shqetësim dhe ankth i panevojshëm për të tashmen apo të ardhmen. Ushtro besim të thjeshtë në Perëndinë, “Mos u shqetësoni për asgjë.” Mëso të jesh i kënaqur me fatin tënd të tanishëm, me mënyrën sesi po të trajton Perëndia. Je saktësisht aty ku të ka vendosur provania e Tij me vendimin e saj të pashkatërrueshëm e megjithatë plotësisht të urtë dhe të drejtë. Mund të jetë një pozitë e dhimbshme, e lodhshme, sprovuese, ama është e drejtë. Po, është e drejtë. Thjesht syno që ta përlëvdosh Atë në këtë pozitë. Kudo që të jesh vendosur, Perëndia ka një punë që duhet ta bësh ti, një qëllim që duhet plotësuar prej teje e ku Ai ndërthur lumturinë tënde me lavdinë e Tij. Kur t’i kesh përvetësuar mësimet e dashurisë së Tij, Ai do të të transferojë në një sferë më të gjerë, për detyrat më fisnike dhe përgjegjësitë më të larta të së cilës e tashmja ndoshta po të disiplinon e po të përgatit. Prandaj, dëshiro të jetosh një jetë varësie të përditshme te Perëndia. Kjo është një jetë e ëmbël dhe e shenjtë! Të shpëton nga shumë ndjenja dëshpëruese, nga shumë shqetësime gërryese, nga shumë mendime ankthi, nga shumë net pa gjumë, nga shumë sy të përlotur dhe nga shumë skema mëkatare e pa mend. Duke u mbështetur te “besëlidhja e përjetshme që parashikon çdo gjë dhe që është e sigurt”, mund t’ia besosh kujdesit të Zotit fëmijët, miqtë, thirrjen dhe veten, me sigurinë më të plotë se të gjitha ‘ditët’ e tyre dhe të tuat janë në duart e Tij.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al