Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 25 NGA 366

25 Janar

Prandaj Ai duhej t'u ngjante në çdo gjë vëllezërve.

Hebrenjve 2:17

Duke marrë pjesë në natyrën tonë, asgjë njerëzore nuk qe e huaj për Të, përveç mëkatit që e njollosi dhe e shpërfytyroi natyrën tonë. Hiqni prej kësaj natyre gjithçka të rënë, dëboni çdo frymë të ligë nga shpirti, nxirrni jashtë mendjes çdo ndjenjë të ulët, shkulni çdo ndjenjë egoiste nga zemra dhe lini gjithë sa mbetet nga natyra jonë njerëzore, ndjenjat e saj të pastra, ndjesitë e saj të holla, emocionet e saj të rafinuara, qëllimet e saj fisnike, ndjenjat e saj të larta, bujare e delikate të simpatisë dhe dashurisë dhe do të keni një portret të përsosur të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë. Zoti ynë, si njeri, ishte vërtet shqeto njeri. Ai hyri Vetë në çdo tipar të natyrës tonë; Ai u njoh në mënyrë intime me çdo mendim dhe ndjenjë, me çdo ndjenjë dhe emocion, me çdo trishtim dhe sëmbim, me çdo lot, rënkim dhe psherëtimë të natyrës njerëzore; të gjitha, të gjitha u përjetuan prej Tij, përveç mëkatit të natyrës tonë. Nuk ishte thelbësore për butësinë dhe simpatinë e Tij të përsosur e të pashoqe që Ai të ishte mëkatar si ne. Jo, kjo do t’i kishte mjegulluar, topitur e sakatuar gjithë ndjesitë e buta dhe perceptimet intelektuale të shpirtit të Tij njerëzor, sikurse ka bërë në mënyrë të tmerrshme edhe në ne. Ndjeshmëria njerëzore që zotëronte Jezusi ishte edhe më e thellë, edhe më e pastër, edhe më e fuqishme për shkak të vetë faktit të pastërtisë së saj të përsosur dhe të qenët krejtësisht pa mëkat. Atëherë, sa e përsosur duhet të jetë dashuria e Tij, sa e butë duhet të jetë dhembshuria e Tij, sa e veçantë simpatia e Tij, përderisa rrjedhin nga një natyrë njerëzore plotësisht e panjollë, sikurse është dhe hyjnia e Tij.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al