Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 24 NGA 366

24 Janar

Vini re, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë.

Hebrenjve 3:12

Vini re se çfarë thotë autori se është shkaku i gjithë largimeve nga Perëndia: mosbesimi. Ky është mëkati të cilin, në një vend tjetër, ai i nxit të krishterët ta “hedhin tej” si “mëkatin që na qarkon kaq lehtë.” Cili është mëkati i lehtë që e qarkon çdo fëmijë të Perëndisë? Le të dëshmojë çdo besimtar. Kërkojini që të tregojë se cili është armiku i tij më i maskuar, më konstant, më i fuqishëm dhe më i rrezikshëm. Kërkojini se çfarë gjëje ka hyrjen më të lehtë në mendjen e tij; cila është gjëja që i plekset më tepër nëpër këmbë dhe e pengon në garën që gjendet para tij; cila ka qenë gjëja që e ka rrëzuar më lehtë e më shpesh; çfarë ka sjellë më tepër shqetësim në shpirtin e tij dhe më tepër çnderim për Perëndinë dhe, pa hezitim, ka për t’u përgjigjur: “Zemra ime e mosbesimit”. Ai mund të ketë dobësi trupore, të sulmohet prej tundimeve të veçanta dhe mund t’u dorëzohet “mëkateve të mendjemadhësisë”, gjëra që janë në fshehtësi dhe në lidhje të ngushtë me Perëndinë, të cilat mund t’i shkaktojnë hidhërim të thellë dhe përulje të shpirtit. Por, mëkati që e qarkon kaq lehtë dhe në mënyrë të përhershme është mëkati i mosbesimit, shkaku kryesor i gjithë mëkateve të tjera; sepse, ashtu sikurse besimi është rrënja e shenjtërisë, po kështu edhe mosbesimi është rrënja e çdo mungese shenjtërie.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al