Mendime MëngjesiShembull

23 Janar
Krishti do të madhërohet në trupin tim, qoftë me anë të jetës qoftë me anë të vdekjes.
Filipianëve1:20
Nuk do t’ju mungojë Krishti kur të keni më tepër nevojë për Të. Ai që ka qenë me ju përgjatë gjithë pelegrinazhit tuaj tokësor ka për të qenë me ju deri në hapin tuaj të fundit. Bariu që ju ka drejtuar përgjatë shkretëtirës nuk ka për t’ju lënë në momentin kur sapo jeni duke dalë prej saj dhe po hyni në tokën e premtuar. Timonieri që ju ka drejtuar përgjatë stuhive nuk ka për t’u larguar nga timoni në çastin kur anija juaj po hyn në limanin e prehjes. Kapiteni që ka ngadhënjyer për ju e në ju nuk ka për t’ju braktisur në prag të konfliktit dhe fitores së sigurt. Oh, jo! Jezusi ka për të qenë me ju deri në fund. Mos t’ju kapë aspak ankthi për çastin e vdekjes. Le të jetë shqetësimi juaj sesi mund ta përlëvdoni më mirë Atë në jetën tuaj; Ai do ta përlëvdojë Veten në vdekjen tuaj. Gjithë hiri, gjithë forca, gjithë lavdia është ruajtur për ju për atë çast. Kur ai çast të vijë, jo më parë, Jezusi ka për të hapur thesarin e Tij dhe do ta derdhë mbi ju. Por, oh, jetoni për Të! Të jeni në gjendje të thuash: “Sepse për mua të jetuarit është Krishti.”. Përpiquni për këtë. Çfarëdo gjëje që e kundërshton këtë, vendoseni para hirit të Tij, vendoseni poshtë, po, lidheni pas kryqit të Tij. Lëreni Krishtin të jetë gjithçka për ju në jetë dhe Ai do të jetë gjithçka për ju në vdekje.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









