Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 22 NGA 366

22 Janar

Kjo fjalë është e besueshme e denjë për t'u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.

1 e Timoteut1:15

Ai erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, dhe Ai do të të shpëtojë edhe ty. Dhembshuria e Tij e shtyn t’i shpëtojë mëkatarët; fuqia e Tij e aftëson t’i shpëtojë mëkatarët; premtimi i Tij e detyron t’i shpëtojë mëkatarët. Oh, sa e lehtë është të shpëtohesh kur Fryma e Shenjtë e tërheq zemrën tek Krishti! Nuk është besimi i madh, as përjetimi i thellë, as njohuria e gjerë ajo çka kërkohet. Edhe syri më i turbullt që e pa ndonjëherë Krishtin, edhe dora më e dobët që u kap ndonjëherë pas Krishtit, edhe hapi më i lëkundur që është hedhur drejt Krishtit e ka shpëtimin të pranishëm dhe ka në Të jetën e përjetshme. Edhe masa më e vogël e besimit të vërtetë ka për ta çuar shpirtin në qiell. Po! Ka shpresë edhe për të penduarin që dridhet. Jezusi vuajti në mënyrë të skajshme, prandaj është në gjendje që “t’i shpëtojë plotësisht të gjithë ata që vijnë tek Perëndia përmes Tij.”

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al