Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 21 NGA 366

21 Janar

Për këtë edhe lutemi: për ndreqjen tuaj.

2 e Korintasve13:9

Kërkoni shkallë më të larta të hirit. Le të jetë standardi dhe synimi juaj më i larti. Mos vendosni kufizime ndaj asaj që Perëndia nuk e ka kufizuar. Kurrë mos ndaloni së prituri derisa Ai të pushojë së dhëni. Nuk ka shenjë më të keqe sesa të jeni të kënaqur me masën tuaj të tanishme të hirit. Të jesh i kënaqur me një gjendje të palëvizshme në jetën hyjnore të vendos në pozitë të dyshimtë. Tipari thelbësor i hirit është që ai rritet. Hiri është fara e pavdekshme e Perëndisë dhe, nga vetë natyra e tij, duhet të mbijë e të lulëzojë. Nëse besimi yt nuk shtohet, do të shtohen dyshimet dhe, nëse hiri yt nuk forcohet, do të forcohet frika jote.

Sikurse edhe ka thënë dikush, mbushe masën me grurë dhe nuk ka për të mbetur vend për byk. Synoni parime më të larta, nëse dëshironi praktika më të larta. Parimet e ulëta të çojnë pashmangshmërisht në praktika të ulëta. Ruhuni kundër asaj që priret ta dobësojë gjallërinë e hirit tuaj. Ruhuni nga mëkatet që ju rrethojnë, kini kujdes nga vetësiguria, kini kujdes nga idhujtaria e krijesës, kini kujdes nga bota. Kini kujdes edhe nga çdo neglizhencë e mjeteve të hirit. Perëndia i ka caktuar kanalet përmes të cilave e dërgon hirin e Tij. Kini kujdes që të mos përbuzni asnjërin prej tyre. Shenjtërorja e neglizhuar, froni i hirit i braktisur, Bibla e palexuar shumë shpejt do të sjellin dobësimin e shpirtit tuaj. Perëndia ka caktuar mjetet e hirit sikurse ka caktuar edhe hirin e mjeteve.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al