Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 19 NGA 366

19 Janar

Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit; kush nuk e do vëllanë, mbetet në vdekje.

1 e Gjonit 3:14

Kjo është një gjë për të cilën besimtari mund të jetë i sigurt që e zotëron. Ai mund të flasë për zotërimin e saj me guxim të shenjtë e me siguri të përulur. Jeta e Perëndisë në shpirt e vërteton veten e saj. Ajo sjell me vete provat e saj. A është e mundur që besimtari të mund të jetë subjekt i hirit ringjallës të Frymës së Shenjtë dhe të mos e dijë? Të zotërojë bashkimin me Krishtin dhe të mos e dijë? Të ketë faljen e mëkatit dhe të mos e dijë? Të ketë përbashkësi me Perëndinë dhe të mos e dijë? Të përjetojë shenjtërinë dhe të mos e dijë? E pamundur! Jeta e Perëndisë në shpirt e vërteton veten përmes veprimeve të saj. A je i vetëdijshëm për mëkatshmërinë tënde? A e do gjakun shlyes? A është i çmuar Jezusi për shpirtin tënd? A gjen kënaqësi në Perëndinë teksa kalon kohë në përbashkësi me Të? Atëherë, për inkurajimin tënd, po të kujtoj se këto nuk janë veprime të një shpirti që gjendet në vdekje morale, as prodhimet e një toke ende të parilindur. Ato rrjedhin nga jeta brendabanuese e Perëndisë dhe janë lëvizjet e asaj jete drejt Perëndisë, Burimit prej të cilit rrjedh. Kështu, edhe besimtari më i dobët në Jezusin mund të shpallë me përulësi: “Këtë di, që isha i verbër dhe tani shoh.”.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al