Mendime MëngjesiShembull

17 Janar
Dhe do të ndodhë që, para se të më thërrasin, Unë do të përgjigjem; do të jenë ende duke folur kur Unë do t'ua plotësoj.
Isaia65:24
Mbaj mend që froni i hirit është pranë teje. Nuk të duhet të udhëtosh shumë për të arritur atje; nuk të duhet një udhëtim i gjatë e i dhimbshëm; nuk të duhet një pelegrinazh i mundimshëm e rraskapitës. Ai është pranë. Kur shtrihesh a kur ngrihesh, kur del a kur hyn, në rrugë a në shtëpi, në publik a privatisht, në dhomëzën tënde a në shenjtërore, Perëndia është kudo; dhe, atje ku Ai është, ka një Perëndi që dëgjon dhe i përgjigjet lutjes. Në një çast, në urgjencën më të madhe, mund ta ngresh zemrën te Zoti dhe, në një çast, klithma jote do të dëgjohet dhe kërkesa jote do të plotësohet. Kujto, froni i hirit është kudo. Në tokë e në det, në shtëpi e jashtë saj, në publik e në punë, apo në privatësinë e pensionit, “sytë e Zotit janë mbi të drejtët, dhe veshët e Tij janë gati të dëgjojnë klithmën e tyre”. Kudo që të shkojë, besimtari mbart me vete ndërmjetësimin e Frymës këtu poshtë, si edhe gëzon ngushëllimin e të diturit se ka edhe ndërmjetësimin e Jezusit atje lart.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









