Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 15 NGA 366

15 Janar

Gjithçka dhe në të gjithë Krishtin.

Kolosianëve 3:11

Gjithçka që e lë Krishtin jashtë shpirtit, qoftë kjo edhe fryt i bekuar i Frymës së Përjetshme të Perëndisë që zë vendin e Krishtit, është diçka e rrezikshme. Në veprën e madhe të shpëtimit, Krishti duhet të jetë gjithçka, ndryshe nuk është asgjë; vetëm prej Tij, plotësisht prej Tij, ekskluzivisht prej Tij duhet të merren falja dhe drejtësimi. Prandaj, çfarëdo që del e zë vend mes shpirtit dhe Krishtit, gjithçka që priret ta kënaqë shpirtin në vend të Tij, çfarëdo që zë vendin e Tij në dashurinë e shpirtit duhet të dorëzohet. Mos është kjo si nxjerrja e syrit të djathtë? Duhet të hiqet. Mos është si prerja e dorës së djathtë? Hidheni tej. Krishti në Hyjninë e Tij, Krishti në përulësinë e Tij, Krishti në veprën e Tij madhështore e të përfunduar duhet të jetë gjithçka dhe në të gjitha te besimtari.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al