Mendime MëngjesiShembull

14 Janar
Secilës ditë i mjafton e keqja e vet.
Mateu 6:34
Është me rëndësi të madhe praktike të tregoheni vigjilentë që të mos e përshpejtoni apo parandaloni hirin e premtuar. Për çdo rrethanë të mundshme në të cilën mund të gjendeni, do t’ju sigurohet plotësia e Krishtit dhe furnizimet e besëlidhjes. Ai sigurim jepet vetëm kur shfaqet rasti për të cilin ishte planifikuar. Kini kujdes të mos krijoni telashe duke e paradatuar atë hir. Teksa e sheh përmes mjegullës, objekti që po afrohet mund të duket gjigant dhe i tmerrshëm në pamje. Megjithatë, telashi të cilit i druheni aq shumë mund të mos vijë kurrë, ose do të vijë dhe me siguri ka për të sjellë me vete "fjalën e thënë në kohën e duhur". Në rastin e çdo fëmije të Perëndisë, fatkeqësia nuk vjen kurrë vetëm; ajo pa dyshim sjell edhe Jezusin me vete.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









