YouVersion Logo
Search Icon

Ura për tek EsteriSample

Ura për tek Esteri

DAY 41 OF 57

Ester 7:1-6

Mbreti dhe Hamani shkuan, pra, në banket bashkë me mbretëreshën Ester.

Edhe ditën e dytë, ndërsa gjatë banketit po shërbehej vera, mbreti i tha Esterit: «Cila është kërkesa jote, o mbretëreshë Ester? Do të të plotësohet. Çfarë kërkon? Edhe sikur të jetë gjysma e mbretërisë sime, do të bëhet».

Atëherë mbretëresha Ester u përgjigj: «Në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, o mbret, dhe në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, kërkesa ime është që të më jepet jeta; dhe kërkoj që populli im të falet.

Sepse unë dhe populli im u shitëm për t’u shkatërruar, për t’u vrarë dhe për t’u shfarosur. Po të ishim shitur për t’u bërë skllevër dhe skllave, do të kisha heshtur; por armiku nuk mund ta kompensojë kurrë dëmin që do t’i shkaktohej mbretit».

Mbreti Asuero i tha mbretëreshës Ester: «Kush është dhe ku ndodhet ai që ka guximin të bëjë një gjë të tillë?».

Esteri u përgjigj: «Armiku dhe kundërshtari është ky i keqi Haman». Atëherë Hamanit i hyri tmerri në prani të mbretit dhe të mbretëreshës.

Thyerja e heshtjes

Ajo e tha! Më në fund, Esteri e theu heshtjen në lidhje me identitetin e saj të vërtetë. Ajo e kishte ruajtur këtë sekret të madh me kujdes për shumë vite. Dhe kjo nuk ishte një mënyrë aq e rehatshme për të jetuar. Një sekret i mbyllur me kujdes në zemër është si një cifël që të ka ngecur në sy. Asnjëherë nuk mund ta shijoni vërtet jetën me prindërit apo miqtë (ose më vonë me partnerin tuaj) nëse jeni duke fshehur diçka. Ka diçka që ju shkakton gjithmonë parehati përbrenda.

Le të mësojmë që e gjithë ligësia do të na zërë më në fund. Kishte qenë gabim nga ana e Esterit, që ia kishte fshehur burrit të saj faktin që ishte judease. Nëse Asuero do ta kishte ditur, a do të kishte rënë dakord me planin e Hamanit?

Mbase edhe në jetën tuaj ka diçka që do të dëshironit të mos e kishit bërë. Ju përpiqeni ta harroni, por nuk mundeni, edhe pse ia keni rrëfyer Perëndisë. Tregojuni prindërve tuaj. Tregojuani sekretin atyre, në mënyrë që t’ju ndihmojnë “ta pastroni” e ta lini pas. Jo vetëm që ndershmëria zgjat më shumë se çdo gjë tjetër, por është edhe shumë e këndshme!

Day 40Day 42

About this Plan

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More