Ura për tek EsteriSample

Ester 7:7
Mbreti u ngrit shumë i zemëruar nga banketi në të cilin shërbehej vera dhe shkoi në kopshtin e pallatit, ndërsa Hamani qëndroi për t’iu lutur me të madhe mbretëreshës Ester për jetën e vet, sepse e kishte kuptuar që mbreti kishte vendosur tashmë shkatërrimin e tij.
Mbjellësit do të jenë korrësit
Jo vetëm që Hamani po korrte frytin e hidhur të veprave të tij të liga, por edhe vetë mbreti po shijonte fryte plot me gjemba. Me grushtet e shtrënguara nga zemërimi, ai doli në kopsht. Ishte i tërbuar, sepse e kishte futur veten në një qoshe tepër të ngushtë. Jo vetëm që e kishte miratuar planin e Hamanit, por kishte bërë edhe një ligj të pandryshueshëm! Edhe pse gruaja e tij përmendi vetëm Hamanin, ai e dinte se ishte ai vetë që kishte dhënë miratimin për veprimet e tij të liga. Mbase me pyetje që i bluante në mendje, të tilla si: “U tregova aq budalla! Si mund ta bëja këtë?! Çfarë duhet të bëj tani?”, ai eci drejt dhomës së ngrënies.
Sa shpesh u ndodh njerëzve kjo gjë? Eva mendoi që do të gjente kënaqësi, kur shijoi frutën e ndaluar. Por ajo e humbi gjithë kënaqësinë e vërtetë dhe shijoi vetëm hidhërim! Zgjedhjet e gabuara, të cilat fillimisht duken të mira dhe emocionuese, ndiqen nga pasoja që janë si gjemba shpues. Ashtu sikurse fushat e Adamit prodhuan gjemba, kështu veprimet mëkatare prodhojnë pasoja të hidhura plot me “gjemba”. Hamani dhe mbreti kishin festuar pasi ai ligj i lig ishte publikuar. Mbreti mendoi se ai do të pasurohej dhe se mbretëria e tij do të ishte më e begatë dhe më mirë, duke hequr qafe një popull kaq të padobishëm. Por tani, i gjithë ari dhe argjendi në mbretërinë e tij nuk mund ta kthenin mbrapsht baticën e ligësisë. Ai do të korrte frytin e hidhur të asaj që kishte mbjellë.
Si mund ta shmangësh bërjen e zgjedhjeve të gabuara? Së pari, mos merrni asnjëherë vendime të rëndësishme në nxitim e sipër. Nxitimi sjell gabim! Merrni kohë për ta kërkuar Perëndinë në lutje dhe kërkoni udhëzime në Fjalën e Tij. Përgjërohuni përpara Tij, që t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura. Kërkojini Atij mençuri, që të kuptoni se si do ta ndikojnë të ardhmen tuaj zgjedhjet që mund të bëni. Pyeteni veten: “A do të më ndihmojë kjo zgjedhje të jetoj një jetë sipas vullnetit të Perëndisë? A do të më largojë kjo gjë nga Perëndia dhe Mbretëria e Tij? A jam duke e përfshirë veten në një situatë mëkatare me këtë zgjedhje që po bëj?”.
Së dyti, vazhdoni t’i bëni vetes këto pyetje: “A është e drejtë kjo që po bëj? Vendi ku po shkoj, a është diçka që dua t’ua fsheh prindërve, familjes dhe miqve?”. Nëse parapëlqeni “errësirën”, ju e keni idenë që po mbillni farat e gabuara. Një ditë, ato “fruta të hidhura” të zgjedhjeve tuaja të marra, do të jenë ushqimi juaj. Mbase edhe mundet t’i arratiseni drejtësisë së Perëndisë në këtë jetë, por pasi të vdisni, do të përballeni me të.
Së treti, mos merrni vendime bazuar në ndjenjat tuaja. Mbreti u ndje shumë mirë, kur mendoi për të gjitha ato para që do të fitonte. Ai nuk donte të mendonte faktin që çdo monedhë do të njollosej me gjak! Reagimi i tmerrshëm Hamanit për t’i vrarë të gjithë judenjtë për shkak se një jude i vetëm, Mardokeu, nuk iu përkul, qe i bazuar në ndjenja. Të rrëmbyer nga ndjenjat mëkatare të krenarisë, lakmisë, zemërimit dhe hakmarrjes, Hamani dhe Asuero nënshkruan një ligj për vrasje masive. Por që të dy përfunduan duke korrur fryte plot me ferra, në vend të duarve të mbushura me pasuritë që shpresonin. Ata korrën atë që mbollën.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Silence. Surrender. Speak.

You Will Make It Through 10 Day Devotional

When God Doesn’t Fix It (And Other Honest Prayers)

Thy Kingdom Come - Prayer Journal

Spiritual Strongholds

A Teen's Guide To: Conquering Fear

Keys to Answered Prayer

Fighters

Face Your Fears 10 Day Devotional
