Ura për tek EsteriSample

Ester 8:3-6
Esteri foli sërish para mbretit, ra në këmbët e tij dhe iu lut me lot ndër sy që të pengonte komplotin e keq të Hamanit, agagitit, dhe planin që ai kishte menduar kundër judenjve.
Atëherë mbreti zgjati skeptrin prej ari në drejtim të Esterit; kështu Esteri u ngrit, mbeti në këmbë para mbretit
dhe tha: «Nëse i duket mirë mbretit, në rast se kam gjetur hir në sytë e tij, në rast se çështja i duket gjithashtu e drejtë mbretit dhe në rast se gjej pëlqim në sytë e tij, të shkruhet për të revokuar dokumentet e hartuara nga Hamani, bir i Hamedathas, agagitit, që ai shkroi për të shkatërruar judenjtë që janë në të gjitha krahinat e mbretit.
Si do të mund të rezistoja në fakt duke parë fatkeqësinë që do të godiste popullin tim? Ose si do të mund të rezistoja duke parë shkatërrimin e fisit tim?».
Përgjërimi i Esterit
Esteri nuk mund të pushonte. Data kur populli jude duhet të vritej ishte ende e shënuar në kalendar. Ndaj, ajo rrezikoi jetën e saj edhe një herë përpara Asueros duke shkuar pa ftesë. Esteri i shtoi kërkesës së saj këto fjalë: “në rast se gjej pëlqim në sytë e tu”. Me këto fjalë, ajo u përpoq të bindte mbretin që të plotësonte peticionin e saj.
Shpresoj që luteni. Perëndia ju nxit të shkoni tek Ai në lutje. Ai e shtrin skeptrin e tij të artë, madje edhe përpara se të shkoni tek Ai. Perëndia na nxit që të shkojmë tek Ai me të gjitha nevojat tona: “Hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush” (Psa. 81:10).
Por si mund t’ibësh kërkesë Perëndisë për mëshirën dhe hirin e Tij? Duhet të jeni si Esteri dhe ta dorëzoni veten tuaj në një “pjatë argjendi”. A mos duhet të thoni: “Zot, në rast se gjej pëlqim në sytë e Tu, ki mëshirë për mua”? Një lutje e tillë nuk do të marrë përgjigje, sepse nuk mund të jemi kurrë të pëlqyeshëm në sytë e Tij. Madje edhe veprimet apo fjalët tona më të mira kanë njolla mëkati në to. A e shikoni njollën e krenarisë kur e bëni diçka mirë? Në raste të tjera, mbase keni vepruar me mirësi, por kjo ishte e njollosur nga mungesa e plotë e sinqeritetit.
Shumë njerëz mendojnë: Nëse përpiqem më shumë që të jem i bindur, dhe nëse jam më i zellshëm në lutje dhe në leximin e Biblës, Zoti do të më dëgjojë me siguri. Ose nëse do të ndihesha më i përulur dhe më i brengosur për mëkatet e mia, atëherë do të kisha më shumë shpresë.
Kjo mendësi është e gabuar. Ne lexojmë diçka ndryshe në lutjet e regjistruara në Bibël. Davidi u lut: “Për hir të emrit tënd, o ZOT, fale paudhësinë time (mëkatin tim); sepse ajo është e madhe”. Davidi i kërkoi Zotit që ta falte atë për hir të emrit të ZOTIT. Kjo do të thotë që Davidi nuk kërkoi në bazë të veprave të tij, por në të vërtetën që Zoti është i hirshëm dhe i mëshirshëm. Në një psalm tjetër, Davidi i kërkoi ZOTIT: “Në emër të drejtësisë sate më çliro”. Drejtësi do të thotë “të jesh i drejtë dhe të bësh të drejtën”. Por vini re që Davidi nuk kërkoi në bazë të drejtësisë së tij përpara Perëndisë. Ai nuk kërkoi: “Zot, nëse drejtësia ime të sjell kënaqësi, më dëgjo”. Ai nuk kishte drejtësi në vetvete; në vend të kësaj, ai kërkoi në drejtësinë e Zotit Jezu Krisht. Kërkojini Perëndisë t’ju mësojë që të luteni si Davidi!
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Silence. Surrender. Speak.

You Will Make It Through 10 Day Devotional

When God Doesn’t Fix It (And Other Honest Prayers)

Thy Kingdom Come - Prayer Journal

Spiritual Strongholds

A Teen's Guide To: Conquering Fear

Keys to Answered Prayer

Fighters

Face Your Fears 10 Day Devotional
