Ura për tek EsteriSample

Ester 8:1-2
Po atë ditë mbreti Asuero i dha mbretëreshës Ester shtëpinë e Hamanit, armikut të judenjve; dhe Mardokeu erdhi para mbretit, të cilit Esteri i kishte shpjeguar se ç’ishte ai për të.
Kështu mbreti hoqi unazën që i kishte rimarrë Hamanit dhe ia dha Mardokeut. Pastaj Esteri e caktoi Mardokeun mbi shtëpinë e Hamanit.
Kotësia
A e mbani mend 11 shtatorin? Dy qiellgërvishtëse shumë të mëdha në qytetin e Nju Jorkut (New York City) u shkatërruan në një grumbull rrënojash nga dy aeroplanë që u përplasen në to. Mijëra njerëz vdiqën atë ditë. Qiellgërvishtëset, të cilat ishin dashur vite të tëra për t’u ndërtuar, u rrafshuan brenda një ore.
Në shtrirjen e tyre më të madhe, qiellgërvishtëset e mrekullueshme ishin një pasqyrim i jetës së Hamanit. Ai investoi me shumë mund që të arrinte në majë. Përkushtimi dhe përpjekja e tij e madhe bënë që të fitonte besimin e mbretit. Ai e ndërtoi pasurinë e tij ngadalë dhe i ofroi vetes të gjitha llojet e rehative. Ai jetonte në një rezidencë dhe për të kujdeseshin shumë shërbëtorë. Përveç gjithë kësaj, mbreti i dha shumë pushtet dhe nderim. Në mendimet e tyre, shumë njerëz do ta kishin pasur lakmi Hamanin: Ai ia arriti. Çfarë mund të dojë më shumë se kaq njeriu? Ai ka një grua, shumë fëmijë dhe para me bollëk. Asgjë nuk e pengon të blejë çdo gjë që dëshiron. Ai nuk ka nevojë të shqetësohet t’u vërë kufi shpenzimeve të tij ose t’i përmbahet një buxheti të caktuar. Akoma sot, mijëra të rinj dhe të moshuar do të dëshironin të ishin si Hamani. Ata ëndërrojnë që një ditë t’i kenë ato privilegje.
Por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Qiellgërvishtëset e mëdha dhe në dukje të palëvizshme nuk janë ashtu siç duken. Ne kemi parë të pamendueshmen duke ndodhur: ato mund të rrëzohen e përmbysen brenda disa orëve. Kështu ishte edhe me Hamanin: jeta e tij dukej e sigurt, sikurse ato dy kulla, por brenda një dite ai shkoi nga një shtëpi luksoze në një vdekje te trekëmbëshat. Ai humbi çdo gjë në tokë dhe vdiq pa shpresë. Çdo gjë që zotëronte përfundoi në duart e armikut të tij. Jeta është si një ëndërr; është shumë e shkurtër dhe e ndryshueshme.
Kjo është ajo që Bibla e quan “kotësi”, që do të thotë: “pa kuptim, bosh ose pa vlerë”. Sa shumë nga kjo botë është tamam kështu! Fama e yjeve të filmave dhe këngëtarëve, magjepsja e të pasurve dhe duartrokitjet e njerëzve të suksesshëm, të gjitha këto nuk janë asgjë më shumë sesa një flluskë sapuni. Për disa momente, lundrojnë në ajër dhe papritur shpërthejnë, fashiten përgjithmonë! Mos i lakmoni të pasurit, yjet e filmave, heronjtë e sportit, këngëtarët e famshëm, Hamanët. Nëse këta njerëz nuk kanë një marrëdhënie të rimëkëmbur me Perëndinë dhe Krijuesin e tyre, jeta e tyre është si të jetosh brenda një flluske sapuni. Në momentin që Perëndia e prek flluskën, ajo do të ikë, dhe atyre do t’u duhet të përballen me Perëndinë si gjykatës.
A ëndërroni në mendjen tuaj për pasuri dhe famë tokësore? Kujtoni Hamanin. Ai punoi shumë për gjërat tokësore. Por asnjë nga ato nuk mundi t’i shpëtonte shpirtin dhe “t’i mbulonte” mëkatet e tij.
Prandaj bindjuni fjalëve të Jezusit: “Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij” (Mt. 6:33). Nëse e keni gjetur Atë, keni gjetur thesarin më të madh, thesar të cilin bota nuk do të mund t’jua japë dot kurrë.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More