Ura për tek EsteriSample

Ester 7:10
Kështu Hamanin e varën në trekëmbëshin që kishte përgatitur për Mardokeun. Dhe zemërimi i mbretit u qetësua.
Mposhtja e Satanit
Hamani dështoi. Burri, të cilin ai po planifikonte ta varte, ishte ende duke u ulur te porta e mbretit, ndërsa ai po vdiste në trekëmbësh.
Nuk ishte vetëm Hamani që dështoi: ishte edhe Satani që dështoi sërish! Pas Hamanit qëndronte Satani, mjeshtri i planeve! Bibla na zbulon që ka një betejë të madhe mes Perëndisë dhe Satanit. Satani, i cili ishte një nga engjëjt më të lartë të Perëndisë, u rebelua kundër Tij. Që nga ai moment, ai ka qenë në përpjekje të vazhdueshme për të shkatërruar veprën e Perëndisë – ishte ai që drejtoi Adamin, Evën dhe krejt pjesën tjetër të njerëzimit në rebelim ndaj Perëndisë.
Satani mësoi që Perëndia do të dërgonte një Shpëtimtar në këtë botë, i Cili do të ndërmerrte betejën për ta mposhtur. Por nëse ai do të mund të ndalonte ardhjen e Shpëtimtarit, atëherë mbase fitorja do të ishte e tija. Ndaj, ai rekrutoi Kainin dhe i sugjeroi të vriste Abelin. Ai plan dështoi kur Perëndia u dha Adamit dhe Evës një djalë tjetër, Sethin. Atëherë Satani mësoi që Shpëtimtari do të lindte nga kombi jude. Ai u përpoq disa herë t’i vriste judenjtë: në Egjipt, Faraoni urdhëroi që të gjithë foshnjat që ishin djem të mbyteshin në ujë; shumë vite më vonë, Mbretëresha Athaliah u përpoq të vriste të gjithë pasardhësit mbretërorë të familjes së mbretit David. Plani i Hamanit ishte një përpjekje tjetër për të vrarë judenjtë. Sidoqoftë, në të gjitha rastet, sulmet e Satanit dështuan tërësisht, sepse Perëndia i gjithëpushtetshëm është në kontroll.
Satani nuk mundi ta parandalonte Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht, që të vinte në botë. Zoti Jezus luftoi betejën kundër Satanit gjatë gjithë jetës së Tij dhe e arriti fitoren në kryq. Satani është mposhtur nga Mbreti i mbretërve, Jezu Krishti. Ky është edhe ngushëllimi i madh në librin e Esterit. Bota sot qëndron e mbushur plot me ligësi dhe fuqia që ka Satani është ende e fortë; shumë zemra janë ende nën robërinë e prangave të tij mëkatare. Por ai është i mposhtur; ai mund të bëjë vetëm aq sa Zoti e lejon të bëjë.
A jeni në skllavërinë e mbretit të errësirës? A i shërbeni Satanit apo është Zoti Jezu Krisht mbreti juaj? Si mund ta dini nëse i shërbeni Satanit?
Shikoni mënyrën se si mendoni: a keni dëshirë të kënaqni veten tuaj? A bëni llogari se sa mund të përfitoni vetëm për veten? A jeni hakmarrës? A shqetësoheni më shumë për veten tuaj dhe se çfarë mendojnë të tjerët për ju, sesa çfarë mendon Perëndia? Një mendësi e tillë tregon qartësisht se cilit mbret i shërbeni.
Çfarë do të përfitosh nga mbreti i errësirës? Nuk do të marrësh asgjë tjetër, përveç shoqërisë së tij gjatë gjithë përjetësisë. Hamanit iu desh të linte pasuritë e tij, nderin e tij dhe çdo që ishte e shtrenjtë për të. Me njerëz të panumërt që mendojnë njësoj, Hamanit do t’i duhet të durojë dënimin që nuk përfundon kurrë, dënimin që Perëndia do t’ua japë të gjithë atyre që e përbuzin Atë si Mbret!
Mendoni sërish. Cili mbret është më i denjë që t’i besoni dhe ta doni? Satani kërkonte shumë jetë njerëzish për pak ar, dhe e gjitha kjo përfundoi me vdekje. Perëndia Atë dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, dha jetën e Vet, në vend që të merrte jetën tonë, në mënyrë që ne të jetojmë me Të në lavdinë e pafund. Përuluni përpara Mbretit të mbretërve, i Cili është i gatshëm t’i falë të gjitha mëkatet tona.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Silence. Surrender. Speak.

You Will Make It Through 10 Day Devotional

When God Doesn’t Fix It (And Other Honest Prayers)

Thy Kingdom Come - Prayer Journal

Spiritual Strongholds

A Teen's Guide To: Conquering Fear

Keys to Answered Prayer

Fighters

Face Your Fears 10 Day Devotional
