Ura për tek EsteriSample

Ester 6:11-12
Hamani mori, pra, rrobën dhe kalin, ia veshi Mardokeut rrobën dhe e çoi me kalë nëpër rrugët e qytetit, duke shpallur para tij: «Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshiron ta nderojë!».
Pastaj Mardokeu u kthye te porta e mbretit, por Hamani nxitoi të kthehet në shtëpinë e vet, i pikëlluar dhe kokëmbuluar.
Para lavdisë vjen përulësia
Në këtë libër lexojmë disa herë për ditë që fillojnë si çdo ditë tjetër, por që rezultojnë shumë ndryshe nga sa priteshin. Tani ishte dita e surprizës për Mardokeun. Pasi u ngrit dhe përfundoi rutinën e tij të mëngjesit, ai shkoi në punë. Por pa u rehatuar mirë në ditën e tij të punës, Hamani e thirri. A nuk do të kishit dashur të shikonit fytyrën e Mardokeut, kur Hamani i dorëzoi rrobën më të mirë të mbretit dhe i tha: “Vishe këtë!”? Por situata sa vjen e përmirësohet: ai duhej të vendoste edhe kurorën e mbretit! Atëherë Hamani e shoqëroi te stallat mbretërore, te kali mbretit, i cili ishte i bërë gati plotësisht. “Zotëri, duhet të hipni në kalë tani, do t’ju çoj në qytet. Është “falënderimi” i vonuar i mbretit, falënderimi që i shpëtuat jetën disa vite më parë.” Hamani kapi kalin nga kapistra dhe e çoi në rrugë. Gjatë gjithë rrugës duhet të shpallte me zë të lartë për njeriun që urrente si askënd tjetër: “Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshiron të nderojë”.
Është e vështirë të dihet se çfarë i kalonte në mendje Mardokeut gjatë udhëtimit të gjatë në qytet. Koka e tij e mbushur me pyetje e mosbesim: “Mua, i gjithë ky nderim për mua? Kush jam unë që të marr një trajtim të tillë mbretëror?”. Pas këtij udhëtimi të shkëlqyer mbi kalin e mbretit, Mardokeu u kthye si zakonisht në portën e mbretit për të vijuar me punën e tij të zakonshme. Ai nuk vrapoi më parë në shtëpi për t’u shitur mend familjes apo miqve të tij, sikurse kishte bërë Hamani pas ftesës për të qenë në tryezë me mbretin dhe mbretëreshën. Mes Mardokeut dhe Hamanit kishte një ndryshim si nata me ditën. Mardokeu nuk dukej se kishte shumë dëshirë ta dëgjonte të përmendur emrin e tij ose duke marrë lavdërimin e mbretit të shpallur me zë të lartë, kudo në rrugët e qytetit.
Çfarë sjelljeje e rrallë kjo e Mardokeut! Zemra e tij e butë, e gatshme për t’u kthyer në punën e tij të mëparshme, ishte një fryt i hirit të Perëndisë në jetën e tij. Hiri gjithmonë na përul përpara Perëndisë dhe njerëzve të tjerë.
Ndonjë ditë, edhe ju mund të nderoheni ashtu si Mardokeu. Perëndia mund t’ju përdorë për të ndihmuar dikë që është në rrezik apo në mes të një vështirësie të madhe. Po sikur puna juaj e madhe të japë fryt dhe t’ju jepet një shpërblim në klasë, si do të përballeni me këtë?
Është shumë e vështirë ta menazhosh si duhet nderimin. Të nderohesh është sikur të shohësh diellin e shndritshëm me sy – ka prirje “të verbohesh”, aq sa të mos i vësh re fajet dhe dobësitë e tua. Shpesh i kthen njerëzit në “kërkues”, në vend të të qenët “shërbyes”, duke qenë se ndihen si shumë të rëndësishëm. Nuk ishte kështu për Mardokeun; ai ishte ende i lumtur të kthehej te vendi i vjetër i punës dhe të shërbente siç bënte përpara nderimit që iu bë.
E vetmja mënyrë se si mund ta menazhoni nderimin si duhet është të mbani mend që “jeni ai që jeni vetëm për shkak të hirit”, ndaj i gjithë nderimi duhet t’i shkojë Perëndisë. Zoti është si dielli, ne jemi vetëm si hije. Me fjalë të tjera, Ai është burimi i tërë cilësive dhe arritjeve tuaja, prandaj i tërë nderimi është në sajë të Tij.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

The Little Ant

He Is My Provision

10 F-Words for the Faith-Driven Entrepreneur

Anti-Anti Social

Commissioned: Testimony: Your Story for Their Ear

Silence. Surrender. Speak.

How to Have Peace of Mind in Troubled Times

Truth to All Generations by Vance K. Jackson

Seeing the World With God’s Eyes
