Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 361 NGA 366

26 Dhjetor

Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqitë dhe as gjërat e tashme, as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezus Krishtin, Zotin tonë.

Romakëve 8:38-39

Dashuria e Atit shihet në faktin se na dha ne Krishtin, na zgjodhi në Krishtin dhe na bekoi në Të me çdo bekim frymor. Në të vërtet, dashuria e Atit është burimi i të gjithë mëshirës shpenguese të besëlidhjes për kishën. Ky është lumi ujërat e të cilit gëzojnë qytetin e Perëndisë. Sa në ankth ishte Jezusi për ta lartësuar dashurinë e Atit nga çdo dyshim dhe frikë e dishepujve të tij. “Nuk po them se Unë do t’i lutem Atit për ju; Ati Vetë në fakt ju do.” “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin.”

Te kjo dashuri duhet t’i gjurmojmë të gjitha bekimet që rrjedhin te ne përmes kanalit të kryqit. Kjo është dashuria e Perëndisë, e shfaqur, e treguar dhe e parë në Krishtin Jezus; Krishti nuk është origjina, por dhurata e dashurisë së Tij; nuk është shkaku, por treguesi i saj. Ah, sikur të shihnim barazinë e përsosur në dashurinë e Atit me dashurinë e Birit! Atëherë do të udhëhiqeshim për t’i ndjekur të gjitha mëshirat e Tij të tanishme dhe të gjitha veprimet e provanisë së Tij, pavarësisht sa sprovuese, të dhimbshme a të mistershme mund të jenë ato, deri te zemra e Perëndisë, duke parë kështu se të gjitha takohen në burimin e tyre: në dashurinë e përjetshme e të pandryshueshme.

Nga kjo dashuri nuk mund të ndahemi. “Çfarë do të na ndajë nga dashuria e Krishtit?” Apostulli sfidoi akuzat nga çdo armik dhe dënimet nga çdo anë, por asnjë akuzues nuk u çua dhe asnjë dënim nuk u shpall. Duke qëndruar mbi themelin e gjerë të veprës së përfunduar të Krishtit dhe mbi drejtësimin e plotë nga Perëndia, tani kryet e Tij u çuan në triumf mbi gjithë armiqtë përreth Tij. Por, është e mundur që, edhe pse në zemrën e besimtarit nuk ka frikë gjykimi, ende mund të ekzistojë një frikë e fshehur ndarjeje. Veprimet totale të Perëndisë ndaj kishës së Tij dhe trajtimi individual i shenjtorëve të Tij me raste mund të shfaqin dukjen e një dashurie të ftohur apo të një dhembshurie të pakësuar.

Epoka në të cilën u shkrua kjo letër ishte e mbushur me vuajtje për kishën e Perëndisë. Nëse në ndonjë periudhë apo ndonjë rrethanë të historisë së saj do të tregonte një shkëputje të lidhjes që e mbante me Krishtin, kjo do të ishte periudha dhe këto ishin rrethanat. Por, me siguri të bazuar mbi të vërtetën e lavdishme për të cilën ai kishte argumentuar, siguria e kishës së Perëndisë në Krishtin, dhe me bindje të frymëzuar nga kuptimi i afërt i lavdisë që do të shpërthente para syve të saj, me guximin më sypatrembur ai shpalli: “Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezus Krishtin, Zotin tonë.”.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al