Ura për tek EsteriSample

Ester 6:4-6
Atëherë mbreti tha: «Kush është në oborr?». (Hamani sapo kishte hyrë në oborrin e jashtëm të pallatit të mbretit, për t’i kërkuar mbretit që ta varte Mardokeun në trekëmbëshin që kishte përgatitur për të).
Shërbëtorët e mbretit iu përgjigjën: «Ja, Hamani është në oborr». Mbreti tha: «Lëreni të hyjë».
Atëherë Hamani hyri dhe mbreti i tha: «Çfarë duhet t’i bëhet një njeriu që mbreti dëshiron ta nderojë?». Hamani mendoi në zemër të vet: «Cilin do të donte të nderonte mbreti më shumë se mua?».
Kostoja e krenarisë
“Për kë tjetër do të mendonte mbreti përveç meje!? Nuk ka dyshime që jam i parapëlqyeri. Fundja, krijova një plan të shkëlqyer, i cili do t’i sjellë pasuri të mëdha mbretit, kur ta pastrojmë mbretërinë tonë nga judenjtë e urryer!” Mendime të tilla krenarie duhet të jenë shtjelluar në kokën e Hamanit. Krenaria është mashtruese. Funksionon si programi Photoshop në kompjuterin tuaj. Me atë program ju mund “të pastroni” foton e fytyrës suaj nga secila njollë, për ta bërë që të duket më mirë. Ne bëjmë saktësisht të njëjtën gjë në mendjet tona: e bëjmë veten tonë të duket mirë para të tjerëve, duke ngritur lart anët pozitive dhe duke fshehur apo duke shpërfillur anët negative. Në fakt, pas pak kohe ne besojmë se jemi ai njeriu i mrekullueshëm që kemi imagjinuar në mendjen tonë! Krenaria na i verbon sytë në lidhje me atë që jemi në të vërtetë. Kur e krahasojmë veten me të tjerët, ne fitojmë gjithmonë.
Sidoqoftë, krenaria ka një kosto shumë të lartë. Krenaria e shndërroi engjëllin më të lartë të Perëndisë nga engjëll në djall. Bëri që Adami dhe Eva të rebeloheshin kundër Perëndisë bujar dhe të mirë, si dhe shkatërroi tërësisht krijimin e përsosur të Perëndisë. Krenaria bëri që mbreti David të mëkatonte shumë herë, duke sjellë shumë pasoja të këqija në familjen dhe vendin e tij. Krenaria ka iniciuar luftëra botërore. Krenaria vjen gjithmonë përpara shkatërrimit.
Përfytyroni pak luleradhiqen. Krahasojeni me krenarinë. Ato lule të verdha rriten kudo dhe rrënjët e tyre janë shumë të thella. Farat e tyre – topat e bardhë me push fluturojnë kudo – mund t’i kthejnë tërë fushat në një tapet me barëra të këqija me rrënjë të thella. Këtë gjë na bën krenaria. Merr plotësisht kontrollin e jetës dhe qenies sonë.
Perëndia e urren krenarinë. Arsyeja është sepse Ai është dhënësi i çdo gjëje që kemi apo që bëjmë. Nëse keni një fytyrë të bukur, kush e bëri të tillë? Mbase jeni të shkëlqyer në matematikë, por kush ju dha një mendje kaq të zgjuar? Disa prej jush janë shumë të mirë në muzikë, por kujtoni nga erdhën instrumentet! Krenaria ia merr Perëndisë nderimin që i takon Atij. Ju i detyroheni Atij për çdo gjë që keni arritur në jetë!
E vërteta e trishtueshme është që krenaria jeton te të gjithë ne. A ndiheni ndonjëherë xheloz ndaj dikujt ose i zemëruar me ndokënd? Me shumë mundësi është krenaria që ju jep shkëndijën e atij mëkati. Çfarë mund të bësh për krenarinë? Ka vetëm një përgjigje të shpresës së vërtetë: rrëfejani atë mëkat menjëherë Zotit Jezus në lutje! Ai erdhi për të shpëtuar mëkatarët nga zemrat e tyre krenare. Kërkojeni Atë për Frymën e Tij; vetëm Ai është në gjendje t’ju ndihmojë të rrokni përulësinë e të vazhdoni të ecni po në të.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More