Ura për tek EsteriSample

Ester 5:2-5
Sa e pa mbreti mbretëreshën Ester më këmbë në oborr, ajo fitoi simpatinë e tij. Kështu mbreti zgjati në drejtim të Esterit skeptrin prej ari që mbante në dorë dhe Esteri u afrua dhe preku majën e skeptrit.
Atëherë mbreti i tha: «Çfarë do, mbretëreshë Ester? Cila është kërkesa jote? Edhe sikur të jetë gjysma e mbretërisë sime, do të të jepet».
Esteri u përgjigj: «Në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, le të vijë sot mbreti me Hamanin në banketin që i kam përgatitur».
Atëherë mbreti tha: «Silleni shpejt Hamanin, që të bëhet ç’ka thënë Esteri». Kështu mbreti dhe Hamani shkuan në banketin që Esteri kishte përgatitur.
Një kërkesë befasuese
A mund ta imagjinoni se si mbetën të shtangur shërbëtorët e mbretit? A nuk do të mendonin apo t’i pëshpëritnin njëri-tjetrit: “Çfarë po bën mbretëresha? Si ka guxim ta bëjë këtë gjë? Ajo nuk do t’i mbijetojë kësaj!”. Por ata nuk e dinin atë që kishte qenë duke ndodhur tri ditë përpara këtij momenti. Ata nuk e kishin parë sa kishin luftuar në lutje Esteri dhe populli i saj para fronit të Perëndisë. Ata nuk e kuptonin që kjo grua që dukej e sigurt, po mbështetej te Perëndia! Ajo nuk po dilte aty në fuqinë e saj. Ishte kjo ajo që e bënte atë kaq të fortë.
Nëse shërbëtorët e mbretit ngelën të shtangur, kur e panë mbretëreshën tek ecte e paftuar te dhoma e fronit, pothuajse duhet t’ju ketë rënë të fikët kur dëgjuan kërkesën e thjeshtë të Esterit. Ata duhet të kenë menduar: “E përse të rrezikosh jetën tënde për një ftesë për darkë? Çfarë po bën, mbretëreshë Ester?”.
Por Esteri kishte qenë në lutje para Perëndisë. Në ato tri ditë, ajo u përgjërua për mençuri, që të dinte se si t’ia bënte mbretit kërkesën e saj të rëndësishme. Ndërsa po mendonte dhe po lutej, ide të ndryshme mund t’i kenë kaluar në mendje, si: “Si t’ia kërkoj atij, Zot? A duhet të kërkoj menjëherë një ndryshim në ligj? Apo duhet të veproj ngadalë dhe së pari të fitoj besimin e tij?”. Këto mendime dhe të tjera të ngjashme si këto, duhet t’i kenë ardhur vërdallë në mendjen e saj. Ju e dini se si ndiheni kur duhet t’i kërkoni një favor të madh prindërve apo mësuesve tuaj. Sa në ankth duhet të jetë ndier Esteri, ndërsa mendonte se si do ta paraqiste kërkesën e saj! Por Fryma e Shenjtë e drejtoi Esterin që së pari të bënte kërkesën, që ata t’i bashkoheshin asaj për një darkë të veçantë.
Shpesh veprojmë me shumë nxitim, saqë harrojmë të bëjmë atë që bënë Esteri dhe judenjtë. Kur veprojmë përpara se të lutemi, është sikur e fillojmë vrapimin e një gare pa e pritur sinjalin e nisjes. Por kur presim në Perëndinë, do të përjetojmë drejtimin e Tij në marrjen e vendimeve më të urta.
Nuk ishte Perëndia Ai që e mori vendimin për Esterin, por Ai e drejtoi atë të merrte vendimin e duhur. Edhe juve do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme në jetën tuaj. Disa zgjedhje do të na ndikojnë për tërë jetën. Mësoni nga Esteri. Kaloni kohë duke pritur në Perëndinë, në lutje dhe agjërim. Ai ka premtuar t’ju drejtojë, kur prisni për Të.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Rewriting Your Broken Story

7 Devotions to Perk Up Your Day

More Than Money

Thriving Through Career Uncertainty: A Biblical Perspective

Unlocking God’s Voice

Mornings With Jesus: A Five- Day Audio Devotional Plan for Moms

I'm Just a Guy: Raising Kids

Encouragement for New Believers

A Teen's Guide To: Victory in Christ
