Solid Joys ShqipSample

E vetmja liri e vërtetë
Atëherë Jezusi u tha judenjve që besuan në të: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.” (Gjoni 8:31-32)
Çfarë është liria e vërtetë? A je ti i lirë?
Ja katër gjëra, të cilat duhet të jenë të vërteta që ne të jemi plotësisht të lirë.
- Nëse të mungon dëshira për të bërë diçka, ti nuk je plotësisht i lirë për ta bërë atë. Sigurisht që mund të ushtrosh fuqinë e vullnetit për të bërë atë që nuk do, por kjo nuk quhet liri e plotë. Kjo nuk është mënyra se si duam të jetojmë. Ka një kufizim dhe trysni të vazhdueshme mbi ne, të cilat nuk i duam.
- Nëse e ke dëshirën për ta bërë diçka, por s’ke aftësinë për ta bërë, atëherë nuk je i lirë për ta bërë atë.
- Nëse e ke dëshirën dhe aftësinë për ta bërë diçka, por të mungon mundësia, atëherë nuk je i lirë për ta bërë atë gjë.
- Nëse ke dëshirën për ta bërë diçka, e ke aftësinë dhe mundësinë për ta bërë, por ajo gjë të shkatërron në fund, atëherë nuk je plotësisht i lirë–nuk je me të vërtetë i lirë–kur e bën atë gjë.
Për të qenë plotësisht të lirë, ne duhet të kemi dëshirën, aftësinë dhe mundësinë për të bërë atë që do të na bëjë të lumtur përgjithmonë. Pa keqardhje. Dhe vetëm Jezusi, Biri i Perëndisë, i cili vdiq dhe u ringjall për ne, mund ta bëjë këtë gjë të mundur.
Nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë (Gjoni 8:36).
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Conversation Starters - Film + Faith - Forgiveness, Mentors, Tornadoes & More

Finding Strength in Stillness

Slaying Giants Before They Grow

Discover God’s Will for Your Life

Made New: Rewriting the Story of Rejection Through God's Truth

Time Reset for Christian Moms

Drawing Closer: An Everyday Guide for Lent

EquipHer Vol. 24: "Who’s Economy Are You Working For?"

Ruth: A Story of Choices
