Solid Joys ShqipSample

Shpresë edhe për mëkatarin më të madh
“Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj.” (Eksodi 33:19)
Moisiu kishte nevojë për shpresë, që Perëndia të mund të tregonte me të vërtetë mëshirë për një popull qafëfortë, i cili sapo kishte kryer idhujtari dhe kishte përçmuar Perëndinë, që e kishte nxjerrë nga skllavëria e Egjiptit.
Për t’i dhënë Moisiut shpresën dhe sigurinë që i nevojitej, Perëndia i tha: “Do të fal atë që do të fal.” Me fjalë të tjera: “Zgjedhjet e mia nuk varen nga shkalla e ligësisë apo mirësisë së njeriut, por vetëm nga vullneti im i lirë dhe sovran. Prandaj, askush nuk mund të thotë se ai është tepër i lig që unë t’i tregoj hir.” Nëse dikush mund ta thoshte këtë, kjo do të nënkuptonte se Perëndia nuk është i lirë dhe që zgjedhja nuk është e pakushtëzuar.
Doktrina e zgjedhjes së pakushtëzuar është doktrina e madhe e shpresës për mëkatarët më të mëdhenj. Kjo do të thotë se, kur bëhet fjalë për të qenë kandidat për hirin, sfondi yt nuk ka të bëjë fare me zgjedhjen e Perëndisë. Ky është lajm i mirë.
Nëse nuk ke lindur sërish dhe nuk ke besuar në Jezu Krishtin për shpëtim, mos u zhyt në dëshpërim duke menduar se ngurtësia dhe prishja e skajshme e jetës tënde të shkuar është pengesë e pakalueshme për punën e hirshme të Perëndisë në jetën tënde. Perëndisë i pëlqen që ta madhërojë lirinë e hirit të Tij duke shpëtuar edhe mëkatarin më të madh.
Braktise mëkatin tënd; thirri Zotit. Madje edhe në këtë devocion të përditshëm, që po lexon ose dëgjon, Ai po tregohet i hirshëm me ty, duke të dhënë një inkurajim të madh për të ardhur tek Ai për mëshirë.
“Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë,” thotë ZOTI, “edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe si purpur, do të bëhen si leshi” (Isaia 1:18).
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Engaging in God’s Heart for the Nations: 30-Day Devotional

Live Well | God's Plan for Your Wellbeing

Leviticus | Reading Plan + Study Questions

THE BRAIN THAT SEEKS GOD: Neuroscience and Faith in Search of the Infinite

From Overwhelmed to Anchored: A 5-Day Reset for Spirit-Led Women in Business

Breaking Free From Shame

Small Yes, Big Miracles: What the Story of the World's Most Downloaded Bible App Teaches Us

____ for Christ - Salvation for All

No More Mr. Nice Guy: Saying Goodbye to Doormat Christianity
