Solid Joys ShqipSample

Privilegji ynë i patregueshëm
Perëndia i tha Moisiut: “UNË JAM AI QË JAM.” (Eksodi 3:14)
Një rrjedhojë e emrit të madhërishëm: UNË JAM AI QË JAM, është që ky Perëndi i pafundmë, absolut dhe që vetëvendos, na është afruar në Jezu Krishtin.
Te Gjoni 8:56-58, Jezusi u përgjigjet kritikave të udhëheqësve judenj. Ai u thotë: “Abrahami, ati juaj, ngazëllehej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua.” Judenjtë, pra, i thanë: “Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?” Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë, unë po ju them: Para se të kishte lindur Abrahami, unë jam.”
A mund të kishte thënë Jezusi me buzët e Tij fjalë më të bekuara se këto? Kur Jezusi tha: “Para se të kishte lindur Abrahami, unë jam”, Ai e mori të gjithë të vërtetën madhështore të emrit të Perëndisë, e mbështolli me përulësinë e shërbëtorit, e ofroi veten për të bërë shlyerjen për gjithë rebelimin tonë dhe hapi një udhë që ne të shohim lavdinë e këtij Perëndie të pafundmë, absolut dhe të vetëmjaftueshëm–pa frikë.
Në Jezu Krishtin, ne që jemi lindur nga Perëndia, kemi privilegjin e patregueshëm të njohjes së Jahveut si Atin tonë–UNË JAM AI QË JAM–Perëndinë:
- që ekziston
- personaliteti dhe fuqia e të cilit i atribuohen vetëm vetes së Tij
- që nuk ndryshon kurrë
- nga i cili rrjedh e gjithë fuqia dhe energjia në univers
- me të cilin duhet të përshtatet jeta e gjithë krijimit.
Ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti (Psalmi 9:10).
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

When It Feels Like Something Is Missing

Filled, Flourishing and Forward

Living by Faith: A Study Into Romans

Talking to God: A Guilt Free Guide to Prayer

How Jesus Changed Everything

I Don't Even Like Women

Uncharted - Navigating the Unknown With a Trusted God

Hard Fought Hallelujah: A 7-Day Study to Finding Faith in the Fight

Trusting God in the Unexpected
