YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 266 OF 366


Le të humbasin pasuritë, madje dhe të afërmit

Sillni ndërmend ditët e mëparshme, në të cilat, pasi u ndriçuat, keni duruar një luftë të madhe vuajtjesh, herë duke u bërë objekt fyerjesh dhe shtrëngimesh, herë duke u bërë pjesëtarë me ata që trajtoheshin në këtë mënyrë. Sepse patët dhembshuri për mua për prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim rrëmbimin e kamjes suaj, duke ditur se keni për veten tuaj një kamje më të mirë e të qëndrueshme në qiej. Mos e hidhni tej guximin tuaj, që ka një shpërblim të madh. (Hebrenjve 10:32-35)

Të krishterët e Hebrenjve 10:32-35 e kanë fituar të drejtën për të na mësuar në lidhje me dashurinë e kushtueshme.

Situata duket se është kështu: Në ditët e hershme të konvertimit të tyre, disa nga ata u burgosën për besimin. Të tjerët u ballafaquan me zgjedhje të vështira: A të takohemi në fshehtësi dhe të jemi “të sigurt”, apo t’i vizitojmë vëllezërit dhe motrat tona në burg dhe të rrezikojmë jetën dhe pasurinë tonë? Ata zgjodhën shtegun e dashurisë dhe e pranuan çmimin.

“Sepse patët dhembshuri për mua për prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim rrëmbimin e kamjes tuaj.”

A ishin këta të krishterë humbës? Jo. Ata humbën pasurinë dhe fituan gëzimin! Ata e pranuan me gëzim humbjen.

Nga njëra pikëpamje, këta të krishterë e mohuan veten. Kjo ishte reale dhe e kushtueshme. Parë nga një kënd tjetër, ata nuk e mohuan. Ata zgjodhën shtegun e gëzimit. Duket qartë se këta të krishterë u motivuan për shërbesën në burgje, ashtu si edhe maqedonasit (2 e Korintasve 8:1-9) u motivuan për plotësimin e nevojave të të varfërve. Gëzimi i tyre në Perëndinë gufoi në dashuri për të tjerët.

Këta të krishterë e panë jetën e tyre dhe thanë: “Dashamirësia jote vlen më tepër se jeta” (shih Psalmin 63:3).

Ata i panë të gjitha zotërimet e tyre dhe thanë: “Ne kemi ‘një kamje më të mirë e të qëndrueshme në qiej’” (shih Hebrenjve 10:34).

Pastaj, këta të krishterë panë njëri-tjetrin dhe thanë, ndoshta kënduan, diçka të ngjashme me himnin e Martin Luterit:

Le t’humbas familje e kamje
edhe këtë të vdekshme jetë

Trupin mund të ma vrasin
Por e vërteta e Tij mbetet përjetë
Dhe mbretëria e Tij pa mbarim