YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 1 OF 366

Hir për këtë vit të ri

Por me anë të hirit të Perëndisë jam ai që jam: dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje, jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë me mua. (1 e Korintasve 15:10)

Hiri nuk është vetëm prirja e Perëndisë për të na bërë të mirën atëherë kur nuk e meritojmë, por në fakt, është një fuqi reale nga Perëndia që bën të ndodhin gjëra të mira ne dhe për ne.

Hiri i Perëndisë ishte veprimtaria e Perëndisë në Palin për ta bërë atë të punonte edhe më fort: “Me anë të hirit të Perëndisë… jam munduar më shumë se gjithë të tjerët.” Prandaj, kur Pali thotë: “Veproni për shpëtimin tuaj,” ai shton: “sepse Perëndia është ai që vepron në ju edhe vullnetin, edhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij” (Filipianëve 2:12-13). Hiri është fuqi nga Perëndia për të bërë gjëra të mira në ne dhe për ne.

Ky hir është i mëparshëm dhe i ardhshëm gjithashtu. Ky hir derdhet përjetësisht në ujëvarën e pafundme të së tashmes, nga lumi i pashtershëm i hirit që vjen te ne nga e ardhmja, në rezervuarin gjithnjë e në rritje të hirit në të shkuarën.

Gjatë pesë minutave në vazhdim do të merrni hir mbështetës, i cili derdhet mbi ju nga e ardhmja, dhe kështu do të grumbulloni pesë minuta të tjera hir në rezervuarin e së shkuarës. Reagimi i duhur ndaj hirit që përjetuat në të shkuarën, është mirënjohja dhe reagimi i duhur ndaj hirit që ju është premtuar në të ardhmen, është besimi. Ne jemi mirënjohës për hirin e mëparshëm të vitit që lamë pas, dhe jemi të sigurt për hirin e ardhshëm për këtë vit të ri.

Day 2