Solid Joys ShqipSample

Të adhurosh në mes të një stuhie vetëtimash
“Sepse ashtu si rrufeja, që vetëtin nga njëri skaj i qiellit e ndrit tek tjetri skaj i qiellit, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij.” (Luka 17:24)
Po udhëtoja nga Çikago në Mineapolis me një avion pothuajse bosh. Piloti lajmëroi për një stuhi vetëtimash mbi Liqenin e Miçiganit dhe në Uiskonsin. Ai do të devijonte në perëndim për ta shmangur turbulencën.
Ashtu i ulur, tek po vështroja ngultas errësirën totale në anën lindore të avionit, i gjithë qielli u ndriçua papritur nga drita, dhe një shtëllungë resh të bardha ra gjashtë kilometra poshtë avionit dhe pastaj u zhduk.
Një çast më pas u shfaq një tunel gjigant drite të bardhë nga veriu në jug, tej e tej horizontit, dhe sërish u zhduk në errësirën totale. Shumë shpejt, vetëtimat u bënë të rregullta, dhe dukej sikur vullkane drite shpërthenin nga humbëtirat e reve dhe nga pas reve në distancë, të cilat dukeshin si male të bardhë.
I ulur në sediljen time, tundja kokën pothuaj në mosbesim. O Zot, nëse këto janë thjesht shkëndijat e shpatës tënde kur mprihet, si do të jetë dita kur Ti të shfaqesh! Dhe m’u kujtuan fjalët e Krishtit: “Sepse ashtu si rrufeja, që vetëtin nga njëri skaj i qiellit e ndrit te tjetri skaj i qiellit, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij” (Luka 17:24).
Edhe tani, kur e kujtoj atë pamje, fjala lavdi më ngjall plot ndjenja. E falënderoj Perëndinë që e ka rizgjuar vazhdimisht zemrën time që ta dëshiroj Atë, ta shoh Atë, të ulem në gostinë e hedonizmit të krishterë dhe ta adhuroj Mbretin e Lavdisë. Salla e banketit është shumë e madhe. Eja!
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Conversation Starters - Film + Faith - Forgiveness, Mentors, Tornadoes & More

Finding Strength in Stillness

Slaying Giants Before They Grow

Discover God’s Will for Your Life

Made New: Rewriting the Story of Rejection Through God's Truth

Time Reset for Christian Moms

Drawing Closer: An Everyday Guide for Lent

EquipHer Vol. 24: "Who’s Economy Are You Working For?"

Ruth: A Story of Choices
