Solid Joys ShqipSample

Municion për të luftuar shqetësimin
Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. (Filipianëve 4:6)
Një nga gjërat për të cilat jemi mirënjohës kur ia paraqesim Perëndisë kërkesat tona, janë premtimet e Tij. Ato janë predhat e topit, që shkatërrojnë mosbesimin, i cili prodhon shqetësim. Ja si luftoj unë.
Kur jam i shqetësuar që shërbesa ime është e zbrazët dhe e padobishme, e luftoj mosbesimin me premtimin nga Isaia 55:11: “Kështu do të jetë fjala ime, që del nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova.”
Kur jam i shqetësuar se jam tepër i dobët për ta bërë punën time, e luftoj mosbesimin me premtimin e Krishtit, që thotë: “Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi” (2 e Korintasve 12:9).
Kur jam i shqetësuar për vendimet që duhet të marr në lidhje me të ardhmen time, e luftoj mosbesimin me premtimin: “Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty” (Psalmi 32:8).
Kur jam i shqetësuar nga përballja me kundërshtarët, e luftoj mosbesimin me premtimin: “Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” (Romakëve 8:31).
Kur jam i shqetësuar për mirëqenien e atyre që dua, e luftoj mosbesimin me premtimin që nëse unë, duke qenë i lig nga natyra, e di se si t’u jap gjëra të mira fëmijëve të mi: “aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia lypin atij” (Mateu 7:11).
Luftoj që ta ruaj ekuilibrin tim frymëror duke kujtuar se kushdo që ka lënë shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose nënë, ose baba, ose fëmijë, ose toka, për hir të Krishtit, do të “marrë tani në këtë botë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekjet, dhe në botën e ardhshme, jetë të përjetshme” (Marku 10:29-30).
Kur jam i shqetësuar se jam i sëmurë, e luftoj mosbesimin me premtimin: “Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por ZOTI e çliron nga të gjitha” (Psalmi 34:19).
Me drithërima e përqafoj premtimin që thotë: “Shtrëngimi prodhon durimin, durimi përvojën dhe përvoja shpresën. Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë” (Romakëve 5:3-5).
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Engaging in God’s Heart for the Nations: 30-Day Devotional

Live Well | God's Plan for Your Wellbeing

Leviticus | Reading Plan + Study Questions

THE BRAIN THAT SEEKS GOD: Neuroscience and Faith in Search of the Infinite

From Overwhelmed to Anchored: A 5-Day Reset for Spirit-Led Women in Business

Breaking Free From Shame

Small Yes, Big Miracles: What the Story of the World's Most Downloaded Bible App Teaches Us

____ for Christ - Salvation for All

No More Mr. Nice Guy: Saying Goodbye to Doormat Christianity
