Me Gjithë ZemërShembull

Çfarë do të ndodhte në jetën tënde nëse do i dorëzoheshe Perëndisë me gjithë zemër?
Vargu kyç i këtij plani është nga Jeremia 29:11 Sepse unë i njoh mendimet (planet) që kam për ju (për ty) thotë Zoti, mendime (plane) paqeje dhe jo (plane) të së keqes, për t'ju dhënë një të ardhme dhe (për t’ju dhënë) një shpresë.
A e shikon çfarë super premtimi nga Perëndia? Ai ka mendime të mira, mendime paqeje…
Dikur mendoja se, nëse i besoj Perëndisë, do ta kem të siguruar përjetësinë, por udhëtimi i përditshëm me Zotin do të jetë i bezdisshëm—mos këtu, mos aty, jo argëtues. Por Shkrimi thotë ndryshe: "Kam plane që t’ju jap një të ardhme dhe një shpresë."
Kjo është pyetja e shpeshtë që kanë njerëzit—meraku për të ardhmen.
Dy vargje më poshtë tregojnë kushtin, si mund t’i kemi këto premtime: Jeremia 29:13 'Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.'
Ky është kushti: nëse je all in, nëse e kërkon me gjithë zemër, atëherë ti merr më të mirën që ka Perëndia për ty. Që do të thotë, kur ti i jep Atij më të mirën, je i dhënë pas Tij me gjithë zemër, atëherë merr më të mirën prej Tij.
Po sikur të jemi all in, të jemi çdo ditë me gjithë zemër në gjërat që bëjmë? Jo sa për t’u dukur, por me gjithë zemër.
"Dua të kem më të mirën që ka Perëndia, por edhe unë vetë do të jap më të mirën për Të!"
Procesi i rritjes në Zotin njihet me këtë fjalë: Dishepullim
Jezusi iu foli turmave, por nuk i la aty; i shtyu një hap më tej.
Dishepullim = Procesi i rritjes shpirtërore pasi zgjodha t’i besoj Jezusit.
Tani, le të shikojmë së pari çfarë thotë Shkrimi, pastaj si zbatohet kjo në mënyrë praktike. E gjejmë tek Efesianëve 2:8-9 'Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga veprat, që të mos mburret askush.'
Hir do të thotë që Perëndia na jep diçka që nuk e meritojmë. Edhe mes njerëzve, kur thua "jam i hirshëm," do të thotë se po i jep dikujt diçka që s’e meriton.
Perëndia na shpëtoi nëpërmjet hirit—e di pse? Sepse ti i bëre vetë ato mëkatet që bëre, dhe Ai nuk të dënon, por të jep hir, të shpëton.
Jo nga veprat—nuk ka punë që mund të bëjmë që ta meritojmë faljen, shpëtimin, hirin e Perëndisë.
Dhe sa mirë që nuk është me anë të veprave! Përndryshe, qielli do të ishte një vend i kotë, ku të gjithë do të mburreshin me atë që kanë bërë. Dhe nuk ndalon aty: Efesianëve 2:10 'Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.'
Ne jemi vepra e Tij—masterpiece, kryevepër e bërë nga dora e Perëndisë.
Por jo që të rrish kot, por të bësh gjëra me ato që të ka dhënë Ai.
Kujdes: Nuk bëjmë gjëra që të shpëtohemi; bëjmë gjëra për të treguar që jemi të shpëtuar. E tregojmë me vepra, me punët, me zgjedhjet tona, sa mirënjohës jemi që Perëndia na ka shpëtuar.
Perëndia dëshiron të bëjë gjëra nëpërmjet nesh. Por… ndonjëherë nuk të vjen për të bërë gjëra të mira. Ana jonë njerëzore s’e do këtë gjë në fillim. Pooor… pasi e ke lexuar Biblën, ti thua: "Ueee, po kjo më fuqizoi! Kjo ma ushqeu shpirtin! Kjo që lexova sot qenka super! Ore, qenka i mirë leximi i Biblës!"
Pasi je lutur dhe ke ndjerë praninë e Perëndisë, Ai të ka dëgjuar dhe të është përgjigjur, ti thua: "Ueee, qenka e mirë lutja! Biseda ime me Perëndinë qenka super!"
Kur s’e ke dëshirën dhe fuqinë për t’i bërë këto gjëra, s’ka gjë—sepse Perëndia dëshiron që t’i japë të dyja.
Filipianëve 2:13 'sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.'
Njihe Perëndinë pak më shumë.
Përjetoje sa më fort lirinë që vjen prej Tij.
Njihe Shkrimin më thellë.
Gjej qëllimin tënd, gjënë tënde dhe sill ndikim aty ku je.
Mund të duket sfiduese ndonjëherë… por ndërsa do të rritesh dhe do të forcohesh në Zotin, do ta vlerësosh dhe do ta çmosh që e hodhe një hap më tej, që u rrite pak më shumë.
Por SI?
Kjo mund të duket bazike për dikë që i ka hedhur këto hapa, por janë të duhura për dikë që është i ri në besim dhe nuk i ka hedhur ende.
Së pari: Tregoja Të Gjithëve Që I Beson Krishtit
E gjen 27 herë në Bibël—kur dikush zgjodhi t’i besojë Jezusit, hapi i radhës ishte PAGËZIMI, zhytja në ujë, totalisht. Shkrimi thotë: "Besoi, u pagëzua!"
Veprat e Apostujve 2:41 'Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan; atë ditë u shtuan rreth tre mijë veta.'
Pagëzim = Të zhytesh plotësisht nën ujë.
Kur dikush pagëzohet, pagëzohet në emër të Atit, Birit dhe të Frymës së Shenjtë.
Pagëzimi është për dikë që është i rritur në moshë, që e kupton se çfarë po ndodh. Pagëzimi tregon që je person i ndryshuar. S’të shpëton pagëzimi, por tregon që je i shpëtuar.
Simbolizon dy gjëra:
1. Simbolizon vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit, kur futemi në ujë dhe dalim.
2. Simbolizon jetën e re në Krishtin—e vjetra ngelet pas dhe e çon për të ecur në risinë e jetës, në jetën e re.
Së dyti: Kalo kohë me Perëndinë çdo ditë.
Psalmet 5:3 'O Zot, ti në mëngjes dëgjon zërin tim; në mëngjes do ta lartoj drejt teje lutjen time dhe do të pres,'
Kur e fillon ditën me kohën me Perëndinë, do të ndjesh më shumë siguri, do të jesh më i qetë. Ndalo disa minuta, kalo kohë me Perëndinë duke lexuar Biblën.
Ai do, dëshiron që të flasë me ty. Dhe kur lutesh, ti i flet Perëndisë.
Sugjerimi:
- 15 minuta lexo Biblën (3 kapituj)
- 5 minuta medito për 1 varg
- 5 minuta lutu
Së treti: Zgjidh miqtë e duhur.
Me kë po rri, me kë po pi kafe? Rrethoje veten me miqtë e duhur sepse tek Fjalët e urta 13:20 thuhet: 'Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.'
Më thuaj me kë rri, të të them kush je. E gjejmë tek 1 e Korintasve 15:33 'Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.'
Qëndro i lidhur, rri me miqtë e duhur, p.sh.: me kishën lokale, me grupin e vogël.
Së katërti: Ndikoje dikë
Gjej një vend dhe shërbe sipas dhuntive dhe aftësive të tua unike. Ti po e prek, po e ndikon jetën e dikujt duke bërë diçka.
Dhe ne jemi vepra e Tij, për çfarë?
Për të bërë gjëra të mira me jetën tonë.
Lutje: "Zot, të falënderoj për dashurinë dhe hirin Tënd. Sot, të dorëzohem me gjithë zemër dhe të kërkoj me gjithë shpirt. Më ndihmo të ec në planet që ke për mua, të të njoh më thellë dhe të jetoj për Ty çdo ditë. Më jep forcë, mençuri dhe pasion për të ndjekur rrugët e Tua. Në emrin e Jezusit, Amen!"
Rreth këtij plani

ME GJITHË ZEMËR A e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë kërkon Perëndia prej teje? Ky plan është një ftesë për të adhuruar, përkushtuar dhe për t’u rritur në Zotin – me gjithë zemër! Jeremia 29:13 – "Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj." Kur i japim Perëndisë gjithë zemrën tonë, Ai na jep më të mirën e Tij.
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.icf.al/en