Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 331 NGA 366

Jezusi lutet për ne

Prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata, që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta. (Hebrenjve 7:25)

Ky varg thotë se Krishti është në gjendje të shpëtojë plotësisht–përjetësisht–përderisa Ai gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ne. Me fjalë të tjera, Ai nuk do të ishte në gjendje të na shpëtonte përjetë, nëse nuk do të vazhdonte të ndërmjetësonte përjetë për ne.

Kjo do të thotë se shpëtimi ynë është po aq i sigurt sa dhe pashkatërrueshmëria e priftërisë së Krishtit. Ja pse kishim nevojë për një prift shumë më të madh se çdo prift njerëzor. Hyjnia e Krishtit dhe ringjallja e Tij prej së vdekurish sigurojnë priftërinë e Tij të pashkatërrueshme për ne.

Kjo do të thotë se nuk duhet të flasim për shpëtimin tonë në terma të ngurtë siç flasim shpesh–sikur unë të kisha bërë diçka me një akt vendimi, dhe që Krishti bëri diçka njëherë kur vdiq në kryq dhe u ringjall, dhe kaq është e gjitha. Jo, nuk është kjo e gjitha.

Edhe sot po shpëtohem nga ndërmjetësimi i përjetshëm i Jezusit në qiell. Jezusi është duke u lutur për ne dhe kjo është thelbësore për shpëtimin tonë.

Ne jemi shpëtuar përjetësisht nga lutjet e përjetshme (Romakëve 8:34) dhe nga mbrojtja e përjetshme (1 e Gjonit 2:1) e Jezusit në qiell si Kryeprifti ynë. Ai lutet për ne dhe lutjet e Tij marrin përgjigje, sepse Ai lutet në mënyrë të përsosur mbi bazën e flijimit të Tij të përsosur.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​