Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Ndjekësh KarrotatShembull

Chasing Carrots

DITA 7 NGA 7

Të Ndjekësh Zotin



Ku po shkon?



Pavarësisht se ku shkojmë në çdo moment të caktuar, na ndihmon të kemi një destinacion në mendje.



Problemi me botën përreth nesh, megjithatë, është se ne jemi të bombarduar me gjëra që duhet të bëjmë. Ne duhet të ndjekim famën dhe miratimin dhe gjithçka tjetër. Me kaq shumë destinacione që vijnë tek ne, nuk është për t'u habitur se sa prej nesh mbeten të shushatur, duke kërkuar drejtim në jetë.



Nëse jemi të aftë të shkojmë drejt një destinacioni me rradhë, cili duhet të jetë ai destinacion?



Hebrenjve 12:1-3 e sqaron këtë. Ne duhet t'i përqëndrojmë sytë tanë te Jezusi. Kur vrapojmë drejt Tij, ne fitojmë jo vetëm Atë, por gjithçka tjetër që na nevojitet. Ai pagoi dënimin për mëkatet tona. Ai siguroi për ne jetën e përjetshme. Ai siguron për ne çdo ditë. Dhe Ai po na transformon të bëhemi njerëzit që ishim krijuar të jemi.



Por, si vrapon drejt Krishtit? Bëj atë që bëri Ai.



Lutja. Kur Jezusi duhej të rimbushej me energji pas shumë ditëve të kaluara duke folur me turmat, Ai kërkoi Atin e Tij. Kur ishte në ankth në Kopshtin e Gjetsemanisë, ai i thirri Atit të Tij. Lutja na mban të lidhur me Krishtin.



Njerëzit. Ne jemi krijuar për të jetuar në marrëdhënie me njerëzit e tjerë. Jezusi e rrethoi veten me njerëz gjatë gjithë kohës së Tij këtu, duke i sfiduar dhe duke i inkurajuar ata në besimin e tyre. Me siguri do të ndjekësh, çfarëdo që njerëzit me të cilët kalon më shumë kohë, janë duke ndjekur. Pra, kalo kohë me njerëz që po ndjekin Perëndinë.



Shërbimi. Jezusi erdhi në botë për të shërbyer—Ai e tha këtë Vetë. Ai e bëri atë në mënyra të mëdha dhe të vogla, dhe Ai e përfundoi shërbimin e Tij me shërbimin përfundimtar—duke sakrifikuar jetën e Tij për tonën. Kur u shërbejmë atyre që janë rreth nesh, ndjekim Zotin duke bërë atë që bëri Jezusi.



Agjërimi. Nëse Jezusi po agjëronte nga ushqimi në shkretëtirë, ose nga koha përreth njerëzve kur Ai shkoi të gjente heshtje dhe vetmi, Jezusi, Biri i Perëndisë, e dinte që edhe Ai duhej të hiqte gjëra përkohësisht nga jeta e Tij, për të ndjekur Atin. Çfarë mund të heqësh herë pas here për të ndjekur Zotin?



Fjala. Jezusi e filloi këtë gjë—siç thotë Gjoni 1, Krishti vërtet ishte Fjala e Perëndisë në formën njerëzore. Një nga mënyrat më të mira që mund ta njohim Krishtin është duke kaluar kohë të rregullt duke lexuar, duke medituar, dhe duke soditur drejtimin e Zotit për ne në Bibël.



Vepro: Për cilën nga zgjedhjet e mësipërme do të ndërmarrësh veprim në jetën tënde? Si do të fillosh? Kujt do ti tregosh për këtë?



Më shumë rreth ndjekjes së Zotit.


Dita 6

Rreth këtij plani

Chasing Carrots

Të gjithë jemi duke ndjekur diçka. Zakonisht diçka thjesht të paarritshme - një punë më të mirë, një shtëpi më të rehatshme, një familje të përsosur, miratimin e të tjerëve. Por a nuk është kjo e lodhshme? A ka ndonjë më...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë