Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Ndjekësh KarrotatShembull

Chasing Carrots

DITA 5 NGA 7

Të Ndjekësh Arritjen



Kur bëhet fjalë për mbretërit biblikë, askush nuk arriti aq shumë sa Solomoni. Izraeli lulëzoi nën mbretërimin e tij. Ai mbikëqyri ndërtimin e tempullit të Zotit. Ai i ndërtoi vetes një pallat mbretëror. Sunduesit udhëtonin rrugë të gjata për të parë pasurinë e tij, duke sjellë me vete dhurata prej ari dhe xhevahire. Ai mund t'i përgjigjej çdo pyetjeje që i bëhej. Ai kishte zgjedhjen e tij për gratë. Ai ishte bekuar me çdo gjë të mirë që dikush mund të dëshirojë në jetë.



Nëse dikush duhet të kishte qenë i lumtur me atë që kishte arritur në jetë, duhet të ishte Solomoni. Por në librin e Predikuesit, Solomoni përshkroi një pamje tjetër. Ai thotë fjalë për fjalë: "Kështu kam urryer çdo mundim që kam kryer nën diell ..." Ai shpjegon, "sepse duhet t’i lë të gjitha atij që do të vijë pas meje."



Solomoni kuptoi diçka. Ne nuk mund t'i marrim të gjitha me vete në jetën tjetër. Ngritjet në detyrë, shtëpitë, çmimet, makinat, dhe pushimet tona qëndrojnë prapa.



Po pyet se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë?



Solomoni gjeti një përgjigje për këtë pyetje. Në fund të Predikuesit, ai e përmbledh atë: "Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut."



Në pamje të parë, kjo mund të mos duket si gjëja më frymëzuese ndonjëherë, por hidhi një sy tjetër. Solomoni thotë se këto janë gjërat që duhet të kërkojmë të arrijmë në jetë: të kesh frikë nga Zoti - që do të thotë ta duash Atë, ta respektosh, dhe të bësh atë që Ai kërkon.



Ne jemi mësuar me botën që thotë: "Vrapo! Mos ndalo. I sheh këto gjëra të shtrenjta? I sheh këto lavdërime? Mijëra njerëz të tjerë i duan ato, por mos e lejo këtë të të ndalojë. Lufto për to! Nisu! Çfarë tjetër je duke bërë me jetën tënde? Jeta është një konkurrencë, dhe vetëm më të mirët do të kenë sukses."



Por Fjala e Zotit thotë, "Duaje Zotin. Bëj të mirën."



Mendo se sa e arritshme është kjo për të gjithë. Pavarësisht nëse je beqar apo i martuar. I pasur apo i varfër. I ri apo i moshuar. I shëndetshëm ose i sëmurë. Duaje Zotin dhe bëj të mirën.



Merr në konsideratë: Çfarë do të ndryshonte sot, nëse qëllimi yt i vetëm në çdo situatë të ishte të duash Zotin dhe të bësh të mirën? Si do ta arrish këtë qëllim?


Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Chasing Carrots

Të gjithë jemi duke ndjekur diçka. Zakonisht diçka thjesht të paarritshme - një punë më të mirë, një shtëpi më të rehatshme, një familje të përsosur, miratimin e të tjerëve. Por a nuk është kjo e lodhshme? A ka ndonjë më...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë