Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Ndjekësh KarrotatShembull

Chasing Carrots

DITA 6 NGA 7

Të Ndjekësh Rehatinë



Pavarësisht nëse jemi të stresuar, të lënduar, të lodhur, të vetmuar, ose thjesht të mërzitur, ne të gjithë e gjejmë veten ndonjëherë duke ndjekur rehatinë. Kush nuk ka mbishpenzuar, ngrënë së tepërmi, fjetur vonë, pirë shumë, dhe mbivlerësuar aftësinë e gjërave për të ofruar vërtetë rehati të qëndrueshme?



Fjala "rehati" ka historinë e vet të ndërlikuar. Ajo vjen nga dy pjesë fjalësh Latine, com- , që do të thotë "së bashku me", dhe fortis , që do të thotë "i fortë ose forcë". Më vonë, fjala Latine confortare pati kuptimin "të forcosh shumë". Përfundimisht, një fjalë e vjetër Frënge, conforter , shtoi fjalë si "ngushëllim" dhe "ndihmë" tek përkufizimi. Në shekullin e 16-të, një fjalë tjetër Franceze conforten u përkufizua si "të gëzohesh, të ngushëllohesh". Më në fund, deri në shekullin e 17-të, versioni në Anglisht i fjalës filloi të nënkuptojë ndjenjën e lehtësisë fizike që ne kuptojmë sot.



Pse ka rëndësi kjo? Rreth një mijëvjecari, fjala "rehati" kaloi nga kuptimi, "së bashku në forcë" në kuptimin "pengesë e dhimbjes".



A e sheh Zotin si forcën tënde, së bashku me ty në mes të dhimbjes, apo si pengesën tënde nga dhimbja?



Profeti Isaia paratha për një Mesia që do të hynte në botën tonë për t'u plagosur për shkeljet tona dhe do të vuante për shërimin tonë. Nëse vetë natyra e besimit tonë është të ndjekim gjurmët e Jezusit, atëherë le të shqyrtojmë përgjigjen e Tij ndaj dhimbjes. Te 1 Pjetri 2:21-25, ne shohim një Shpëtimtar që pranoi dhimbjen qetësisht, pavarësisht se nuk kishte bërë asgjë për ta merituar atë. Jezusi nuk shmang dhimbjet ose nuk kërkon dikë tjetër ta marrë fajin për të; Ai hyn në botën tonë dhe e bën dhimbjen tonë dhimbjen e Tij.



Jezusi është "së bashku në forcë". Atëherë, përpara se Ai të shkonte sërisht me Atin, na premtoi se Fryma e Shenjtë—një "Ngushëllues"—jo vetëm që do të jetë së bashku me ne, por ne! Kjo është diçka që ia vlen të ndjekësh.



Pra, le të mos ndjekim versionin botëror të rehatisë—duke parë pa pushim të gjitha seritë në Netflix me miqtë tanë të besueshëm Benin dhe Jerryn. Përkundrazi, le të ndjekim ngushëllimin e Frymës së Shenjtë, duke e ditur që nuk do të thotë një jetë pa dhimbje, por rehati në mes të dhimbjes.



Lutu: Zot, nuk më pëlqen parehatia, por unë të dua Ty. Të lutem ndrysho të kuptuarit tim për rehatinë Tënde, dhe më ndihmo që ta ndiej vërtet atë. Frymë e Shenjtë, më trego se si "forca Jote e përbashkët" është me mua dhe në mua. Jezus, Faleminderit që mban turpin tim në kryq. Amen.


Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Chasing Carrots

Të gjithë jemi duke ndjekur diçka. Zakonisht diçka thjesht të paarritshme - një punë më të mirë, një shtëpi më të rehatshme, një familje të përsosur, miratimin e të tjerëve. Por a nuk është kjo e lodhshme? A ka ndonjë më...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë