Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Ndjekësh KarrotatShembull

Chasing Carrots

DITA 3 NGA 7

Të Ndjekësh Miratimin



Ja ku qëndron çështja: Miratimi është diçka që duhet të dëshirosh. Qëndro me ne - ky nuk është ndonjë lloj mashtrimi.



Miratimi është diçka që duhet të dëshirosh. Gjëja që do të të bëjë të sukseshëm ose të dështuar është miratimine kujtkërkon.



Ne jemi të kushtëzuar në jetë të kërkojmë miratimin e njerëzve. Si fëmijë, të rriturit na lavdërojnë kur bëjmë gjëra të mira. Ne kënaqemi me lavdërimet e tyre, kështu që vazhdojmë të bëjmë gjëra të mira. Në shkollë, studiojmë shumë në kërkim të lëvdatave nga mësuesit, ose bëjmë budallallëqe për të gjetur pranimin nga bashkëmoshatarët. Një herë që kemi hyrë në territorin e punës, shpresojmë t’i bëjmë përshtypje shefave tanë duke punuar me orë të gjata, ose blejmë shtëpi më të mëdha dhe makina më të mira, për të fituar respektin e miqve dhe familjarëve tanë.



Dhe kur kemi sukses të fitojmë miratimin e njerëzve? Ndihemi mirë. Bota duket më e ndritshme. Ne ecim energjikisht, të lumtur dhe të sigurt. Vetë ndjenja jonë e vlerës së vetvetes është forcuar.



Por.



Ti e dije se do të ishte një "por".



Përfundimisht, njëri prej atyre njerëzve nuk do të të japë miratimin. Dhe kur ndodh kjo, mund të jetë një rrëmujë. Ti mund ta dish tashmë këtë.



Nuk ishte se po shikoje njerëzit e gabuar. Ti nuk do të gjesh kurrë miratimin që të nevojitet nga njerëzit. Vetëm Zoti mund të flasë nevojën tënde më të thellë për miratim. Dhe gjeje çfarë? Ti nuk duhet të bësh akrobaci ose të veprosh në një mënyrë të caktuar për të fituar miratimin e Tij. Në momentin që e pranon Krishtin si Shpëtimtarin tënd dhe e bën Atë Zot të jetës tënde, ti je miratuar nga Zoti. Kaq është. Ke gjithçka që të nevojitet, sepse nga ajo pikë e tutje, ti je fëmijë i Perëndisë.



Shanset janë që i ke dëgjuar të gjitha këto më parë. Sot, bëj që t’i ndjesh. Ti ke të gjithë miratimin që mund të kesh nevojë ndonjëherë—miratim që kurrë nuk do të shkatërrohet ose dështoj. Vlera jote është e sigurt, dhe mund të pushosh në miratimin e Zotit Atit tënd.



Merr në konsideratë:Tek kush ose çfarë po kërkon aktualisht për miratim? Si do të ndryshonin marrëdhëniet e tua nëse do lejoje që miratimi i Zotit ta plotësonte atë nevojë?


Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Chasing Carrots

Të gjithë jemi duke ndjekur diçka. Zakonisht diçka thjesht të paarritshme - një punë më të mirë, një shtëpi më të rehatshme, një familje të përsosur, miratimin e të tjerëve. Por a nuk është kjo e lodhshme? A ka ndonjë më...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë