Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Ndjekësh KarrotatShembull

Chasing Carrots

DITA 1 NGA 7

Të Ndjekësh Karrotat



Ideja e shprehjes (Chasing Carrots) Të Ndjekësh Karrotat, vjen nga metafora e karrotës të varur në shkop, e shkruar për herë të parë në mesin e viteve 1800. Imagjino një karikaturë vizatimi të një gomari me një karrotë të varur që nuk e kap dot. Kalorësi mban karrotën në një shkop të gjatë dhe e përdor atë për të motivuar gomarin të garojë. Për gomarin, shpërblimi është gjithmonë vetëm një hap më larg.



A ndihesh ndonjëherë si gomari?



Shumë para viteve 1800, Mbreti Solomon u ankua për ndjekjet e kota të jetës si asgjë më shumë sesa "të ndjekësh pas erën".



A ke provuar ndonjëherë të kapësh erën? Është gjithmonë vetëm një hap më larg.



Gjëja e ndërlikuar në lidhje me "vetëm një hap më shumë" është se ka gjithmonë vetëm një hap më shumë. Vetëm disa vjet më shumë në këtë punë, ose sapo të diplomohesh, ose sapo të martohesh, ose kur fëmijët të jenë më të rritur, ose kur besimi yt të jetë më i fortë, ose kur mund të jesh në gjëndje të blesh gjënë tjetër që premton lumturi. Vetëm. Një. Hap. Më Shumë.



Ka një mënyrë më të mirë për të jetuar. Ti mund të largohesh nga rutina e performancës. Ka shumë më tepër në jetë, sesa më e madhe dhe më e mirë.



Jezusi iu drejtua kësaj kërkese të tërbuar për më shumë te Mateu 6. Ndërsa lexon fjalët e Jezusit sot, provo këtë. Merr frymë thellë dhe zbraz mendjen tënde nga shqetësimet e tua. Imagjino se je atje ndërsa Ai po mëson. Në çfarë je i ulur? Si i vjen era ajrit? Si tingëllon zëri i Tij? Çfarë tjetër dëgjon? Çfarë shikon? Çfarë po shpalos brenda teje në tingullin e zërit të tij?



Pasi të kesh mbaruar leximin e Shkrimit të Shenjtë sot me metodën e mësipërme, këtu janë dy pyetje për të konsideruar. A nuk ishte mirë të ngadalësoja dhe të isha rreth Jezusit? Si mund të bëj më shumë vend për Jezusin në jetën time?



Lutu: Pasi të kesh lexuar Shkrimin e Shenjtë të sotëm, lutu dhe kërkoji Zotit të të ngadalësojë mjaftueshëm që të dëgjosh prej Tij gjatë gjithë ditës tënde.



Gjej video, udhëzues diskutimesh, dhe më shumë rreth Të Ndjekësh Karrotat .


Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Chasing Carrots

Të gjithë jemi duke ndjekur diçka. Zakonisht diçka thjesht të paarritshme - një punë më të mirë, një shtëpi më të rehatshme, një familje të përsosur, miratimin e të tjerëve. Por a nuk është kjo e lodhshme? A ka ndonjë më...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë