Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Ndjekësh KarrotatShembull

Chasing Carrots

DITA 4 NGA 7

Të Ndjekësh Përsosmërinë



"Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej.". Mateu 5:48



Nuk është ndonjë gjë e madhe, apo jo? Thjesht supozohesh të jesh i përkryer - ashtu si Zoti i shenjtë dhe i drejtë i të gjithë universit është i përsosur.



Nuk është ndonjë gjë e madhe, apo jo?

Epo, jo dhe aq shumë.



Nëse do ta bëje veten të përsosur, nga ku madje do të filloje? Zoti është i përsosur sepse asnjë mëkat, apo keqbërje, nuk ekziston në Të. Ne nuk po flasim për idenë e botës për përsosmëri këtu: rroba të përsosura, një shtëpi e përsosur, një bashkëshort i përsosur. Ajo për të cilën bëhet fjalë është shumë më e lartë se kaq. Do të duhet të ishe pa mëkat . Pa gënjeshtra, pa mallkime, pa i bërtitur fëmijëve, ose pa marrë "hua" fjalëkalimin e Netflixit të mikut tënd.



Le të pretendojmë sikur po thua, "Sigurisht. Mund ta bëjë atë." Dhe ti e bën. Ti ndryshon mënyrën sesi sillesh. Ti i bindesh limitit të shpejtësisë. Ti i jep të varfërve. Ti paguan vetë për llogarinë e Netflixit. Dhe e bën këtë për ditë, pastaj javë, pastaj muaj, pastaj vite.



Por ti akoma nuk do të ishe i përkryer.



Shiko, ekziston çështja e vogël e mëkateve që ke bërë tashmë. Ashtu si thotë Jakobi 2:10 - nëse zbaton çdo ligj në Fjalën e Zotit, por dështon një herë, je akoma në grep.


Pra, ku shkon nga këtu?



Te Mateu 19, një i ri i pasur e gjeti veten duke u përpjekur të ishte më i mirë. Ai e pyeti Jezusin se çfarë duhet të bënte për të marrë jetën e përjetshme. Jezusi i tha që ti bindej urdhërimeve kryesore. I riu tha që ai i kishte respektuar secilën nga ato urdhërime. Atëherë, Jezusi iu përgjigj: "Nëse dëshiron të jesh i përkryer, shko, shit ç'të kesh dhe jepja të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell. Pastaj eja dhe më ndiq mua. ” Por kur i riu e dëgjoi këtë, iku i trishtuar, sepse kishte pasuri të madhe.



Jezusi nuk po i tregonte të riut se të bëhesh perfekt ishte një plan me dy hapa. Së pari, bindu urdhërimeve, dhe së dyti, dhuro të gjitha gjërat e tua. Jezusi po thoshte se rruga drejt përsosmërisë, fillon me heqjen e çdo gjëje që mund ta ndalojë një person të mos e ndjekë Atë.



Por i përkryer? Si mund të jetë dikush i përsosur? Ky nuk është lloji i përsosmërisë i botës. Është shumë më i mirë. Kur ti vendos të ndjekësh Krishtin, Ai mbulon mëkatet dhe papërsosmëritë e tua me vdekjen që Ai vdiq në kryq. Dhe në sytë e Zotit, ti bëhesh po aq i përsosur sa Vetë Krishti.



Lutu: Zot, të falënderoj për sakrificën e përsosur të Birit tënd. Më ndihmo të heq dorë nga çdo gjë që po më pengon të ndjek Krishtin. Në emrin e Jezusit, amen.


Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Chasing Carrots

Të gjithë jemi duke ndjekur diçka. Zakonisht diçka thjesht të paarritshme - një punë më të mirë, një shtëpi më të rehatshme, një familje të përsosur, miratimin e të tjerëve. Por a nuk është kjo e lodhshme? A ka ndonjë më...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë