Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Ndjekësh KarrotatShembull

Chasing Carrots

DITA 2 NGA 7

Të Ndjekësh Famën



Fjala Greke për famë—phēmē, që shqiptohet fā'-mā—përdoret vetëm dy herë në Testamentin e Ri. Shpesh përcaktohet si fjalim, raport, ose lajm. Ja se si phēmēpërdoret te Luka 4:14 ALB:



Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës, u kthye në Galile dhe fama e tij u përhap në mbarë krahinën përreth.



Nga ku po kthehej Jezusi që kjo shkaktoi që fama e Tij të përhapej në të gjithë rajonin? Le të marrim kontekstin. Te Luka 1, ne dëgjojmë për lindjen e Jezusit. Te Luka 2, Ai ka lindur dhe është rritur në një djalë. Te Luka 3, Ai është pagëzuar. Më në fund, në vargjet e para të shumta të Lukës 4, Jezusi po agjëron dhe po testohet në shkretëtirë nga djalli. Kjo na rikthen te Luka 4:14.



Pastaj Jezusi u kthye në Galile, i mbushur me fuqinë e Frymës së Shenjtë. Fama rreth tij u përhap shpejt në të gjithë krahinën. Luka 4:14 ALBB



Në leximin e sotëm, do të perceptosh të gjithë historinë e testit të Jezusit në shkretëtirë. Jezusi po agjëronte në shkretëtirë për 40 ditë dhe në mes të agjërimit, vetë djalli e tundoi Jezusin me llojin e gabuar të ushqimit (Luka 4:3-4), famën (Luka 4:5-8) dhe besimin (Luka 4:9-12). Çdo herë, Jezusi kundërshtoi tundimin dhe u përgjigj me Fjalën e Zotit.



Fama te Luka 4:14 nuk është gjithmonë lloji që ndjekim, apo jo? Ne priremi të shkojmë pas atij lloji që djalli i ofroi Jezusit në shkretëtirë. Furnizim pa kënaqësi (Luka 4: 3-4), madhështi pa sakrificë (Luka 4:5-8) dhe shpëtim pa dorëzim (Luka 4:9-12).



Mendo për njohjen në punë, pëlqimet e mediave sociale, dhe lavdërimet nga të tjerët. Duket mirë për një moment, dhe më pas menjëherë dëshiron më shumë. Nëse jemi të sinqertë, ne të gjithë kemi përjetuar kohëra kur kemi dashur të na vënë re ose të jemi të njohur për diçka. Në mënyrë të ngjashme, djalli i ofron Jezusit para, ndikim, dhe fuqi. Jezusi u tundua ashtu si ne, por Ai nuk e morri karremin.



Do të lexojmë gjithashtu për tundimin përfundimtar të djallit ndaj Jezusit—duke i kërkuar Atij që tu hidhte nga një ndërtesë në mënyrë që Zoti të duhej ta kapte. A ke provuar ndonjëherë të bësh një lutje që e detyron Zotin të bëjë gjërat në mënyrën tënde, në kohën tënde? Nuk është një nder i madh për Zotin—kjo është arsyeja pse Jezusi përgjigjet duke thënë se nuk duhet ta vëmë në provë Zotin në këtë mënyrë.



Ka një gjuhë të rindërtuar të quajtur PIE—Proto-Indo-Evropiane—paraardhësi i pashkruar i Greqishtes. Fjala rrënjësore e PIE që u bë phēmē, është -bha, që do të thotë "të shkëlqesh" dhe "të flasësh". Kështu që le të kthehemi mbrapa te rrënjët tona. Ne nuk jemi krijuar të jemi Drita—ajo është Jezusi—por ne jemi thirrur të shkëlqejmë dritën e Tij. Ne nuk jemi Fjala—Ungjilli i Gjonit thotë që edhe ajo është Jezusi—por ne jemi thirrur të flasim Fjalën e Tij në të gjithë botën.



Të ndjekësh famën është të shkosh pas diçkaje që i përket Zotit në vend që të shkosh pas Vetë Zotit. Ky është tundimi më i vjetër në Bibël. Mos e beso atë. Herën tjetër, kur të përballesh me tundimin e famës, bëj atë që bëri Jezusi. Shndrit Dritën e Zotit duke folur fjalët e Tij. Dhe kur e bën atë, ndodh Luka 4:14. Fama e tij përhapet përreth.



Lutu: Zot, si është duke më mbajtur përpjekja të pëlqehem nga të tjerët të ndriçoj dritën tënde? Unë dua të shkoj pas teje me gjithçka që është në mua. Amen.


Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Chasing Carrots

Të gjithë jemi duke ndjekur diçka. Zakonisht diçka thjesht të paarritshme - një punë më të mirë, një shtëpi më të rehatshme, një familje të përsosur, miratimin e të tjerëve. Por a nuk është kjo e lodhshme? A ka ndonjë më...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë