YouVersion Logo
Search Icon

Ura për tek EsteriSample

Ura për tek Esteri

DAY 14 OF 57

Ester 2:12-14

Kur i vinte radha çdo vajze të hynte te mbreti Asuero, pasi kishte bërë dymbëdhjetë muaj përgatitje, sipas rregulloreve të grave, sepse kështu plotësoheshin ditët e pastrimit të tyre: gjashtë muaj për t’u lyer me vaj mirre dhe gjashtë muaj me aroma dhe melheme grash për dëlirje,

vajza shkonte te mbreti; i lejohej të merrte me vete nga shtëpia e grave në pallatin e mbretit tërë ato që donte.

Atje ajo shkonte në mbrëmje dhe të nesërmen në mëngjes kalonte në shtëpinë e dytë të grave, nën mbikëqyrjen e Shaashgazit, eunukut të mbretit dhe rojtar i konkubinave. Ajo nuk kthehej më te mbreti, veçse po ta kërkonte mbreti dhe ta thërrisnin me emër.

Karakteri apo lëkura?

U desh një vit i tërë që t’i përgatisnin këto vajza për një “provim” të madh. Trupat e tyre u “lustruan” me kujdes dhe u fërkuan me kremrat më të mirë që ishin në qarkullim. Mund të jemi të sigurt që pas një viti, trupat e tyre shkëlqenin. Nuk duhet shumë kohë për ta bërë të bukur paraqitjen e jashtme. Por fatkeqësisht, këto vargje nuk përmendin asgjë nga ato që këto vajza kaluan gjatë një viti të tërë, duke “lustruar” karakterin e tyre. Çfarë situatash acaruese duhet të kenë kaluar ato gjatë atij viti! Secila vajzë kishte zili tjetrën.

Ne e dimë që Esteri ishte ndryshe. Le të hamendësojmë që ajo nuk kishte zgjedhje dhe duhet të përdorte trajtimin me locionet dhe parfumet që iu dhanë. Sa e vështirë duhet të ketë qenë për të që të mos fokusohej aty ku të gjithë përreth saj ishin të fokusuar!

Mbase edhe ju e ndieni atë presion. Bëni çdo gjë të mundur që të keni paraqitjen më të mirë e më të këndshme. Mbase do të dëshironit të kishit flokë të bukur apo muskuj të fortë. Ju u përgjëroheni prindërve që t’ju blejnë rroba të modës apo gjënë e fundit, atë bashkëkohoren, që e kanë “të gjithë”! Mendoni që nëse nuk do ta kishit, nuk do të keni vlerë! Mos u përfshini në atë mënyrë të menduari. Karakteri juaj është më i rëndësishmi. Si mund të veproni për të zhvilluar njeriun tuaj të brendshëm?

Së pari, le ta kërkojmë Zotin Jezus çdo ditë në lutje. Pa Atë askush nuk mund të bëhet kurrë një njeri i perëndishëm. Së dyti, lexoni për burrat dhe gratë që kanë qenë vërtet të rëndësishëm. Yjet e filmave dhe lojtarët e futbollit zakonisht nuk shquhen si njerëz me karakter të lavdërueshëm. Në vend që ta bëni këtë, shikoni për libra që flasin për burra dhe gra që kanë shërbyer dhe kanë sakrifikuar veten e tyre duke i ndihmuar të tjerët. Mësoni prej tyre. Ata nuk kërkonin nderim dhe vëmendje për veten, por me gatishmëri dhanë kohën dhe fuqinë e tyre për t’i ndihmuar të tjerët. Ambicia e tyre nuk ishte të bëheshin të pasur ose të famshëm, ishte t’i donin të afërmit e tyre porsi vetveten. Së treti, kërkojuni prindërve t’ju tregojnë dobësitë tuaja. Siii? Më duket sikur ju dëgjoj të thoni: Kjo do të jetë shumë e vështirë! Kush ka dëshirë të dëgjojë për këto gjëra? Por, nëse jeni të etur që të bëheni një person i dobishëm, duhet t’i dini dobësitë tuaja, në mënyrë që të përpiqeni t’i tejkaloni ato.

Zhvillimi i karakterit kërkon më shumë se një vit “lustrim” me kremrat më të mirë. Është luftë për të mësuar zakonet më të mira dhe për të çmësuar veset e këqija. Por është e mundshme, sepse Zoti Jezus është një Shpëtimtar i fuqishëm dhe i gatshëm të na ndihmojë.

Day 13Day 15

About this Plan

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More