Ura për tek EsteriSample

Ester 2:10-11
Esteri nuk kishte treguar asgjë as për popullin e saj, as për vendin e prejardhjes së saj, sepse Mardokeu e kishte urdhëruar të mos tregonte.
Çdo ditë Mardokeu shëtiste përpara oborrit të shtëpisë së grave për të marrë vesh si ishte Esteri dhe ç’po bëhej me të.
Bindja
Në çfarë situate të vështirë u gjend Esteri! Perëndia e kishte urdhëruar qartësisht popullin e Tij, judenjtë, që të mos martoheshin me burra apo gra të popujve të tjerë. Por tani Esteri mund të detyrohej të martohej me mbretin Asuero. Çfarë duhet të bënte ajo? A duhet që Mardokeu dhe Esteri t’u kishin thënë shërbëtorëve të mbretit se Perëndia të Cilit i shërbenin i ndalonte të martoheshin me popuj nga kombet e tjera, në mënyrë që të mos ishte e mundur që mbreti të martohej me Esterin? A nuk qëndruan të patundur për ligjin e Perëndisë tre djemtë e rinj judenj (Dan. 3) në lidhje me shërbimin ndaj idhujve disa vite më parë? Ata refuzuan t’i përuleshin figurës prej ari të mbretit Nebukadnetsar, edhe pse mbreti u kishte thënë: “Bini përmbys para figurës ose do të digjeni në furrën e zjarrtë”. Ata iu përgjigjën mbretit me vendosmëri: “Ne nuk do të përulemi. Ne i shërbejmë një tjetër Mbreti dhe Ai ka thënë: ‘Mos u përulni’. Ne do t’i bindemi Atij, dhe Atij ia lëmë pasojat”.
Siç u përmend më parë, Esteri ishte në një situatë të vështirë. Ajo ishte udhëzuar nga “babai” i saj që të mos i tregonte askujt në lidhje me prejardhjen e saj judease. Kujt duhej t’i bindej ajo? Perëndisë apo Mardokeut? Përgjigjja është e qartë: Esteri duhej t’i bindej Zotit dhe t’i thoshte kujdestarit të saj që ajo nuk mund të ishte pjesë e konkursit për të zgjedhur mbretëreshën e re. Ndonjëherë mund të përballemi me situata kur duhet t’ju tregojmë të tjerëve që nuk mund të bëjmë diçka, sepse Perëndia e ndalon këtë. Në situata të tilla, ne duhet t’i bindemi gjithmonë Perëndisë dhe t’i besojmë Atij që të kujdeset për ne kur bëjmë vullnetin e Tij. Zoti ka premtuar: “... sepse unë nderoj ata që më nderojnë, por ata që më përçmojnë, do të përçmohen, nga ana ime” (1 Sam. 2:30).
Në Bibël ka edhe shembuj të tjerë të njerëzve që iu bindën Perëndisë, pavarësisht nga çmimi që iu desh të paguanin. Jozefi refuzoi të përfshihej në mëkatin që gruaja e pronarit të tij kishte sugjeruar – dhe jo vetëm që e humbi punën, por madje përfundoi në burg. E megjithatë, më vonë, Jozefi u ngrit në pozitë dhe u bë njeriu i dytë më i rëndësishëm në mbretërinë më të madhe në botë.
Tre shërbëtorët e Nebukadnetsarit refuzuan t’i bindeshin urdhërimit të mbretit që të përuleshin para figurës prej ari – dhe për shkak të bindjes së tyre ndaj Perëndisë, ata përfunduan në furrën e zjarrtë. Por në fund, Perëndia i nderoi ata në mënyrë të mrekullueshme, duke i shpëtuar nga zjarri kërcëllues. Mbreti që urdhëroi të hidheshin në zjarr, u turpërua. Perëndia e mban fjalën e Tij.
Mbase Mardokeu kishte një arsye të mirë që e urdhëroi kushërirën e tij Esterin të fshihte të vërtetën. Dëshira e tij për t’u kujdesur për Esterin ishte e admirueshme. Por qëllimet e mira nuk janë asnjëherë një arsye e duhur për mosbindjen.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Dealing With Your Inner Critic

Love.Life.Impact - the Believer's Mandate

Why People Lose the Kingdom

Imitators of God

God's Inheritance Plan: What Proverbs 13:22 Actually Means

A Teen's Guide To: Being Unafraid and Unashamed
![[Be a Gentleman] Authenticity](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F58099%2F320x180.jpg&w=640&q=75)
[Be a Gentleman] Authenticity

Love Is Not Provoked

The Book of Galatians With Kyle Idleman: A 6-Day RightNow Media Devotional
