YouVersion Logo
Search Icon

Ura për tek EsteriSample

Ura për tek Esteri

DAY 26 OF 57

Ester 4:5-8

Atëherë Esteri thirri Hathakun, njërin nga eunukët e mbretit, të caktuar prej tij që t’i shërbenin asaj, dhe e urdhëroi të shkonte te Mardokeu për të mësuar se ç’gjë e brengoste dhe për ç’arsye.

Kështu Hathaku shkoi te Mardokeu në sheshin e qytetit, që ndodhej përballë portës së mbretit.

Mardokeu i tregoi tërë ato që i kishin ndodhur dhe përmendi gjithashtu shumën e parave që Hamani kishte premtuar të derdhte në thesarin mbretëror për të siguruar shkatërrimin e judenjve;

i dha gjithashtu një kopje të tekstit të dekretit që ishte shpallur në Suza për shfarosjen e tyre, me qëllim që t’ia tregonte Esterit, t’ia shpjegonte asaj dhe ta urdhëronte të shkonte te mbreti për t’iu përgjëruar dhe për të ndërhyrë pranë tij në favor të popullit të tij.

I besueshëm

Ne nuk dimë shumë gjëra për Hathakun, por ajo që dimë është vërtet për t’u nderuar. Ai ishte një njeri që të dy, Esteri dhe Mardokeu, mund t’i besonin një sekret shumë të madh. Nëse do t’ia kishte treguar Hamanit atë pjesë të bujshme të informacionit, që vetë mbretëresha ishte judease, ai mund të kishte fituar shumë para.

Por fatmirësisht, Hathaku ishte i besueshëm. Ai tregoi besueshmëri ose e thënë ndryshe, atë që ne e quajmë integritet. Të qenët të drejtë – të qenët të ndershëm dhe të bërët e gjësë së duhur – vlen shumë më tepër se ari. Bekimi i Zotit gjithmonë qëndron mbi ndershmërinë, nderin, besnikërinë, mbajtjen e fjalës, të qenët besnik dhe në ruajtjen e sekreteve. Kur njerëzit ju besojnë dhe ju tregojnë diçka që është personale dhe e rëndësishme për ata, ju nuk duhet ta ndani kurrë atë sekret me të tjerët. Nëse dikush do t’ju jepte një volinë shumë të shtrenjtë që ta ruani, një që vlen një milion dollarë, si do ta mbanit? Në të njëjtën mënyrë ju duhet t’i ruani sekretet personale të shokut/shoqes suaj. I vetmi përjashtim është kur bëhet fjalë për sigurinë apo mirëqenien e tyre. Atëherë ju duhet t’i tregoni një të rrituri të besueshëm. Disa sekrete nuk janë sekrete të mira.

Besimi është diçka që kërkon kohë të rritet. E thënë përmes një krahasimi ai është si mjekra e një burri. Duhen vite të tëra që të rritet një mjekër e gjatë! Kur tregoni besnikëri me fjalët tuaja dhe me mënyrën se si i mbani premtimet, ju jeni duke ndërtuar besim. Kur prindërit tuaj shohin që jeni të ndershëm gjatë viteve tuaja të fëmijërisë dhe të adoleshencës, ata do të kenë besim te ju kur të rriteni. E njëjta gjë është e vërtetë për mënyrën se si veproni në shkollë, si dhe në punën tuaj pas shkolle.

Por mbani mend, një mjekër e madhe mund të pritet brenda pak sekondash! Ju mund ta shkatërroni besueshmërinë tuaj me një premtim të thyer. Ju mund të prishni marrëdhënien me prindërit tuaj me anë të një veprimi të pasinqertë. Ju mund të shkatërroni një mundësi për një punë të mirë me një vjedhje të vogël nga një dyqan.

Salomoni shkroi që mizat e ngordhura e qelbin vajin e parfumierit. Kështu një veprim i marrë mund të prishë reputacionin e emrit tuaj!

Day 25Day 27

About this Plan

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More