YouVersion Logo
Search Icon

Ura për tek EsteriSample

Ura për tek Esteri

DAY 25 OF 57

Ester 4:3-4

Në çdo krahinë, ku arritën urdhri i mbretit dhe dekreti i tij, pati një keqardhje të madhe për judenjtë, me agjërime, me të qara dhe vajtime; dhe shumë njerëz u mbuluan me një thes dhe me hi.

Vajzat e Esterit dhe eunukët e saj erdhën t’ia njoftojnë ngjarjen dhe mbretëresha u angështua shumë; pastaj i dërgoi rroba Mardokeut, që t’i vishte dhe të hiqte nga trupi i tij thesin, por ai nuk i pranoi.

Vështirësia shëron

Judenjtë agjëruan kudo që ishin dhe vajtuan me zë të lartë, kur dëgjuan për dekretin e mbretit. Agjërim do të thotë që ata ndaluan së ngrëni dhe së piri për të treguar sa të pikëlluar ishin. Sidoqoftë, këto ngjarje të tmerrshme i afruan më shumë me njëri-tjetrin.

Kjo është ajo që shohim shpesh në botën tonë. Në kohën që po shkruhej ky libër, Zelanda e Re përjetoi një tërmet në të cilin u vranë 200 njerëz brenda vetëm pak minutash. Edhe pse ishte shumë e tmerrshme, kjo ngjarje u pasua edhe nga disa gjëra të mira. Kjo ngjarje bëri që njerëzit të mendonin për të tjerët dhe të bënin gjëra për ta. Familjet në shumë zona të tjera të vendit i hapën shtëpitë e tyre, në mënyrë që t’u jepnin atyre njerëzve një vend larg stresit nga qyteti i shkatërruar. Njerëz nga të gjitha anët u grumbulluan në qytet për të ndihmuar. Sikurse tha dikush: “Vuajtjet na shtyjnë që të dalim nga shtëpia jonë. Na vënë në kontakt me fqinjët tanë”. Shpesh, kur çdo gjë shkon mirë, ne vendosim mure rreth oborrit dhe jetojmë ndarazi prej njëri-tjetri. Sa e trishtueshme është që tragjeditë dhe vështirësitë janë të nevojshme që të na bëjnë të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe t’i rrëzojmë muret tona!

Diçka më e rëndësishme erdhi nga mundimi i judenjve: kjo gjë bëri që ata t’i luteshin Perëndisë me pasion. Edhe pse Bibla nuk e përmend lutjen në mënyrë specifike, aty thuhet që ata po agjëronin. Agjërimi shoqërohet gjithmonë me lutje. Agjërimi juaj i tregon Zotit që ju po luteni për një barrë shumë të madhe në zemrën tuaj, që ajo është e rëndësishme për ju dhe që jeni gati të hiqni dorë nga gjëra si të ngrënët dhe të pirët.

Sa lehtësisht harrojmë të lutemi? Ose sa shpesh i përmbledhim lutjet pa u menduar gjatë? Por kjo ndryshon krejt papritmas, kur telashet na përfshijnë! Atëherë ulemi në gjunjë duke u lutur fort. Vite më parë, kur një bombë shpërtheu në një tren në metronë e Londrës, njerëzit u ulën në gjunjë kudo, duke iu lutur Perëndisë! Pas 11 shtatorit, kur Kullat Binjake në Nju-Jork (New York City) u shkatërruan, kishat kudo përreth Shteteve të Bashkuara ishin të mbushura me njerëz, të cilët shkonin për t’u lutur.

Është e trishtueshme që, në pjesën më të madhe të rasteve, kur telashet përfundojnë, ne kthehemi në rrugët tona të vjetra. Lutja bëhet çdo herë dhe më e rrallë. A duhet të dëshirojmë mundime atëherë? A duhet të lutemi për vështirësi, sepse kjo gjë mund të jetë e mirë për ne? Jo, kurrë mos e bëni këtë gjë. Perëndia e di në mënyrë të përsosur për çfarë kemi nevojë, ndaj është më mirë të lutemi që Ai të na mbajë “në gjunjë”. Lëreni Atë të vendosë se si t’i përgjigjet lutjes!

Disa orë të vjetra kanë një peshë të rëndë në fund të zinxhirit, e cila e bën orën të punojë. Perëndia në mënyrë të mençur e di që njerëzit kanë nevojë për “pesha” si telashet, që të na mbajnë “në gjunjë”. Davidi shkroi: “Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar,” sepse me anë të pikëllimeve të tij ai mësoi ta njihte dhe t’i besonte Perëndisë. Në vend që t’i përgjëroheni Perëndisë që t’ju largojë nga problemet tuaja, duhet të luteni që “t’ju bekojë” me telashe dhe dhimbje në shpirtin tuaj.

Day 24Day 26

About this Plan

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More